TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Peja kërkon drejtësi për Arlinda Zekajn

Edhe në qytetin e Pejës është mbajtur një protestë pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Qytetarë të shumtë u mblodhën për të kërkuar drejtësi për të ndjerën. Tubimit i prinë familjarët e viktimës, ndërsa organizatorët thanë se protestat nuk do të ndalen derisa të vendoset drejtësia.

by Jona Kelmendi
17 minuta ago
0 0
A A

Ditën e premte, e gjeti në qendër të Pejës.

Këtu Hajrie Berdynaj, doli për të kërkuar drejtësi, për ish-fqinjen e saj, Arlinda Zekajn.

Kjo e fundit, u vra me 25 nëntor nga kunati, në shtëpinë e saj në Vitomiricë.

E protestës së paralajmëruar në orën 12:00, i prinë familjarët e viktimës.

Dhimbja për humbjën e më të dashurës së tyre, ishte e madhe.

Fillimisht, me pankarta ne duar, qytetarët marshuan drejt objektit të Komunës së Pejës.

“Në dritën e këtyre zhvillimeve, kërkojmë përgjigje të menjëhershme për këto pyetje kritike: Çfarë masash keni marrë lidhur me dështimin e Qendrës për Punë Sociale në vlerësimin e rrezikshmërisë së rastit? A ka ofruar QPS-ja strehim të përkohshëm deri në marrjen e vendimit fillestar nga gjykata? Pse menaxherja e rastit nuk ka kërkuar mbajtjen e një takimi ad-hoc në kuadër të mekanizmave koordinues kundër dhunës në Komunën e Pejës?”, tha Filiza Mahmutaj, organizatore.

Nga komuna, me thirrjet për drejtësi, protestuesit vazhduan drejt Qendrës për Punë Sociale.

Ndërkaq, ndalesa e tretë ku u kërkua drejtësi të premtën në Pejë, ishte ajo para stacionit policor në Pejë.

“Ne sot nuk jemi mbledhur për të kërkuar mëshirë e as ngushëllime. Jemi mbledhur për t’ia kujtuar Policisë se ata janë fajtorë, ata janë fajtorë që Arlinda nuk është në mesin tonë… Arlinda Zekaj nuk është rasti i parë dhe, nëse institucionet vazhdojnë kështu, nuk kemi asnjë garanci se do të jetë i fundit”, deklaroi Erza Elezaj, organizatore.

Marshi protestues, vazhdoi drejt Gjykatës në Pejë.

E gjithë protesta, përfundoi me thirrjet për drejtësi, para Prokurorisë Themelore në Pejë, ku u hodhën vezë e mjete tymuese.

Prokurorja Suada Rama-Hamza e intervistoi fëmijën e Arlindës pa asnjë psikologu apo të një personi të licencuar nga QPS-ja. Kur Arlinda paraqiti ankesë te kryeprokurorja Lumturie Vuçetaj, kjo e fundit e refuzoi atë.

Ndryshe, organizatorët thonë se protestat ku po kërkohet drejtësi për Arlinda Zekajn, nuk do të ndalen deri në vendosjen e drejtësisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zgjedhjet lokale në Shqipëri, caktohet zyrtarisht data e votimit

Zgjedhjet lokale në Shqipëri, caktohet zyrtarisht data e votimit

Masakra e Padalishtës: 19 anëtarë të familjes u vranë pas shpine – rrëfimi i familjarit

Masakra e Padalishtës: 19 anëtarë të familjes u vranë pas shpine – rrëfimi i familjarit

Raporti i ministrive për vrasjen e Arlinda Zekajt: Zbulohen një varg shkeljesh në të gjitha institucionet

Raporti i ministrive për vrasjen e Arlinda Zekajt: Zbulohen një varg shkeljesh në të gjitha institucionet

Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, jep dorëheqje drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha

Publikohet letra e dorëheqjes së Gazmend Hoxhës drejtuar Albin Kurtit

Publikohet letra e dorëheqjes së Gazmend Hoxhës drejtuar Albin Kurtit

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, në agjendë caktimi i seancës së radhës

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, në agjendë caktimi i seancës së radhës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën