TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Raporti i ministrive për vrasjen e Arlinda Zekajt: Zbulohen një varg shkeljesh në të gjitha institucionet

Dy ministrat, ajo e Drejtësisë, Donika Gërvalla e ai i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dolën sot në konferencë për media, pesë ditë pas rastit ku dyshohet se Arlinda Zekaj, u vra nga ish-kunati. Ata paraqitën raportet lidhur me ecurinë e ngjarjes, ku thanë se janë evidentuar një varg shkeljesh në të gjitha institucionet ligjzbatuese në rajonin e Pejës.

by Lindrit Zejnullahu
15 minuta ago
0 0
A A

Në orën 8:45 u mblodhën para Qeverisë së Kosovës.

Një numër protestuesish, në ditën e tretë po kërkojnë llogari për vrasjen e Arlinda Zekajt të dielën e 25 tetorit.

Madje, për disa momente pati edhe përplasje të tyre me forcat e rendit që ishin para objektit.

Ndërkohë me të shënuar ora 09:00, Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla e ai i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dolën në një konferencë për media.

Gërvalla u shpreh se një varg shkeljesh janë gjetur nga Gjykata, Prokuroria e Policia në Pejë dhe Qendra për Punë Sociale.

“Më 17 shtator,  një ditë pasi ka kaluar afati ligjor Arlinda Zekaj iu drejtua Kryetarit të Gjykatës Themelore në Pejë, Shemsedin Haxhijaj, duke paralajmëruar për vonesat dhe rrezikun ndaj jetës së saj. Përgjigjja nuk i erdhi me 20 shtator, por i erdhi më 20 tetor, më shumë se një muaj më vonë. Në këtë përgjigje, Kryetari i Gjykatës konstanton se gjyqtari kishte vepruar brenda afateve ligjore. Dokumentacioni ynë dhe ligji tregon dicka krejt tjetër. Po më 20 tetor, po të njëjtën ditë, Arlinda Zekaj i shkroi përsëri Kryetarit të Gjykatës, duke shprehur zhgënjimin e saj të thellë dhe duke paralajmëruar se do ta vrisnin si pasojë e neglizhencës institucionale. Pesë ditë më vonë ajo tragjikisht, ajo u vra”, tha Donika Gërvalla.

Fajin për këtë vrasje, sipas Gërvallës e ka edhe organi ndjekës, ku thotë se është shqetësuese se dy ditë para vrasjes, kryeprokurorja ishte informuar nga viktima për kërcënimet që po i bëheshin.

“Sipas dokumentacionit, prokurorja përgjegjëse kishte refuzuar të hapte rast për kanosje dhe kishte kërkuar nga personi i dyshuar të siguronte pamjet e kamerave të sigurisë. Nuk kemi dokumentacion që tregon nëse këto pamje janë dorëzuar dhe cilat veprime të mëtejshme janë ndërmarrë. Dy ditë më vonë, Albert Sylaj dyshohet se vrau Arlinda Zekajn me sëpatë. Raporti evidenton edhe mosadresimin e vazhdueshëm të kërkesës së saj për t’u kthyer në shtëpinë e vet. Në vend që të zbatohej vendimi gjyqësor, asaj iu rekomandua ta zgjidhte çështjen e pronës së saj përmes një kontesti civil. Në disa raste, asaj iu rekomandua të largohej nga shtëpia për arsye sigurie. Pra, në vend që të largohej rreziku nga viktima, viktimës i kërkohej të largohej nga rreziku, duke hequr dorë nga shtëpia e saj”, theksoi Gërvalla.

Derisa Sveçla tregoi se bazuar në hetimet e kryera, janë identifikuar shkelje serioze nga disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe zinxhirit komandues në Pejë.

“Ndër shkeljet e identifikuara përfshihen: mosekzekutimi i urdhrit të parë për mbrojtje, vonesa në ekzekutimin e urdhrit të dytë për mbrojtje, mospërfillja e kërkesës për rivlerësimin e rrezikut dhe mosndërmarrja e masave të nevojshme për ngritjen e kapaciteteve policore në funksion të garantimit të sigurisë së Arlindës. Këto janë ndër shkeljet më serioze të evidentuara deri në këtë fazë, ndërsa hetimet e mëtejshme mund të nxjerrin në pah edhe fakte dhe përgjegjësi të tjera”, theksoi Sveçla.

Dy përfaqësuesit e këtyre ministrive, u pyetën se a e kanë shqyrtuar edhe dorëheqjen si opsion.

“Po të konsideroja që dorëheqja do të ishte mekanizmi për të cilin do të kontribuonim për një identifikim më të saktë, më të shpejtë dhe më të thellë të përgjegjësive për veprim dhe mosveprim, unë do të kisha dhënë dorëheqje, por unë mendoj që pikërisht e kundërta është, qytetari e di që unë gjithë jetën time politike jam në anën e viktimave”.

Njëjtë u shpreh edhe kolegu i saj, duke thënë se aktualisht këtë nuk e shqyrton si opsion.

“Tash unë nuk mendoj se dorëheqja jonë do të kontribuonte në fuqizimin e gruas, mbrojtjen e të drejtave të saj meqenëse ne jemi të angazhuar qind për qind në përmbushjen e detyrave tona në këtë pikë. T’ju them të drejtën unë personalisht jam bashkë me protestuesit e kuptoj edhe indinjatën e mllefin e protestuesve”, theksoi Xhelal Sveçla.

Nga dy përfaqësuesit e Qeverisë u mirëprit themelimi i Komisionit Hetimor nga Kuvendi, duke shtuar se presin që të kontribuojë në zbardhjen e veprimeve apo mosveprimeve institucionale.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Masakra e Padalishtës: 19 anëtarë të familjes u vranë pas shpine – rrëfimi i familjarit

Masakra e Padalishtës: 19 anëtarë të familjes u vranë pas shpine – rrëfimi i familjarit

Peja kërkon drejtësi për Arlinda Zekajn

Peja kërkon drejtësi për Arlinda Zekajn

Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, jep dorëheqje drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha

Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, jep dorëheqje drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha

Publikohet letra e dorëheqjes së Gazmend Hoxhës drejtuar Albin Kurtit

Publikohet letra e dorëheqjes së Gazmend Hoxhës drejtuar Albin Kurtit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën