Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.
Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.
Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.
Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore.










