TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Portieri Muriq flet për shumë gjëra në intervistë

by tëvë1
3 orë ago
0
A A
Portieri Muriq flet për shumë gjëra në intervistë

Portieri i parë i Kosovës, Arijanet Muriq, ka dhënë një intervistë “prezantuese” për faqen zyrtare të Sassuolos.

Te klubi i Serie A, portieri 27-vjeçar është i huazuar nga Ipswich Towni. Muriq po vlerësohet për paraqitje në kampionatin italian.

Ai ndihet shumë mirë te Sassuolo, ndërsa ka thënë se e ka njohur klubin nga periudha që Nedim Bajrami e kishte në të. Muriq ka treguar se Bajramin e ka shok të fëmijërisë.

Aro Muriq ka treguar se edhe njëri prej trajnerëve te Kosova kishte të kaluar në klub dhe i ka thënë se Sassuolo do të jetë i duhuri për të.

“Nuk kam pritur që do të jetë kaq bukur, ndërsa më pëlqen sidomos energjia e njerëzve. Është gjë pozitive”, ka thënë shtatlarti Muriq.

Ai ka lëvizur shumë gjatë karrierës. I lindur në Zvicër, Aro Muriq ishte si fëmijë te skuadra si Zurich e Grasshopper.

Më pas u transferua te Manchester City. Kishte periudha huazimi te NAC Breda, Nottingham Foresti, Girona, Willem II, Adana Demirspor. Më pas u transferua te Burnley, tek Ipswich Town dhe tani është te Sassuolo.

Gjatë karrierës ka punuar me top-trajnerë. Pep Guardiola e Vincent Kompany janë dy prej tyre.

“Mund të them vetëm gjëra të mira për Pep Guardiolan. Ai është trajner cilësor që u jep lojtarëve të rinj shumë mundësi dhe i shtyn përpara ata. Shkova te NAC Breda huazim për disa ndeshje. Ishte klub partner i Manchester Cityt. Më pas Claudio Bravo u lëndua  dhe më ftuan të kthehem te Manchester City. Kam pasur përvojë të mirë, ndërsa e kam luajtur një ndeshje. I kam lënë përshtypje të mira trajnerit të portierëve, që më pas më transferoi te Burnley. Ishte përvojë e shkurtër por intensive dhe isha i lumtur që u ktheva te Manchester City”, ka thënë Aro Muriq për faqen zyrtare të Sassuolos.

Tek Adana në Turqi, Muriq për trajner e kishte Vincenzo Montellan, selektorin aktual të Turqisë.

“Mbaj mend që Montella më nxori jashtë në ndeshjen e parë të tij. Ishte e vështirë për mua të kthehem në ekip pasi nuk kam pasur raport të mirë me të në fillim. Por pas një kohe kemi kaluar më mirë. Kemi pasur lidhje të mirë dhe edicion të mirë. Kështu që çdo gjë shkoi mirë, sidomos me Montellan. Mendoj që Montella është trajner i mirë, përndryshe nuk do të ishte selektor i Turqisë. Mund të them vetëm gjëra pozitive për të. Jam ende në kontakt me Mario Balotellin, kemi jetuar në një vend. Ai gjithnjë më ka thënë ‘eja në Itali, eja në Itali’. Dhe më në fund jam këtu. Balotelli më ka thënë vetëm gjëra pozitive. Ai e do Italinë. Jam i lumtur që jam këtu dhe ai nuk më ka gënjyer”.

Muriq ka luajtur së bashku me trajnerin aktual të Bayernit, Vincent Kompany te Manchester City. Thotë se ishin shokë.

Kur Kompany u largua nga City për tek Anderlechti, nga gjiganti anglez u largua edhe Muriq. Një ditë Kompany i telefonoi dhe e pyeti se ku është.

“Më tha se do të shkonte te Burnley dhe më pyeti nëse dëshiroja edhe unë të shkoja. Unë iu përgjigja pozitivisht. Në atë moment kisha edhe oferta tjera, por ishte e qartë ku do të kaloja kur më thirri ai. Dhe kemi pasur një edicion të shkëlqyer në ligë. Kemi vendosur rekorde. Më pas kaluam në Premier League. Ishte më vështirë, por njëjtë si në kohën kur ishte lojtar, ai ishte gjithnjë serioz dhe strikt. E mbaj mend që analizonim secilin sulmues në dhomën e zhveshjes. Si trajner ai është i shkëlqyer. Që nga ora shtatë e mëngjesit deri në 10 të natës ai ishte në zyrë duke punuar. Ai është trajner fantastik, i jashtëzakonshëm”, ka thënë Aro Muriq.

Aro ka thënë se mund të përshtatet në secilin ekip dhe në çdo gjë që ka të bëjë me futbollin.

Para se të bashkohej me Kosovën ai luajti dy ndeshje me U21 të Malit të Zi.

“Jam rritur në Zvicër. Kam shokë atje dhe e kam kaluar gjysmën e jetës në Zvicër. Kam zgjedhur ta përfaqësoj Kosovën për shkak të prindërve të mi. Nëna ime është nga Mali i Zi, ndërsa babai shqiptar. Dëshira e tij ishte që unë të luaja për Kosovën. Qartë se kam zgjedhur Kosovën. Nuk jam pishman për vendimin. Jam shumë i lumtur që luaj për Kosovën. Por natyrisht, e dua edhe Zvicrën. E kam familjen time atje, nënën, motrën, vëllain e vogël. Të gjithë shokët. Çdo ditë që e kam të lirë kthehem dhe i vizitoj. Zvicrën, Zurichun, i konsideroj shtëpi timen. E dua Zvicrën”, ka theksuar Muriq.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Xhaka në konferencë, rreth vërshëllimave: E njoh këtë popull, është shumë emocional

Xhaka në konferencë, rreth vërshëllimave: E njoh këtë popull, është shumë emocional

Polonia, Sllovakia apo Uellsi? – Kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në plejof

Polonia, Sllovakia apo Uellsi? – Kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në plejof

Lëndimi i Emërllahut nuk është serioz, ai pritet të kthehet brenda dy javësh

Metalisti i Ukrainës favorit për Emërllahun

Asllani pret pjesëmarrjen në  Botëror

Barça sfidon Bayernin, skauton Asllanin

Princi i Kurorës Saudite premton investim 1 trilion dollarë në SHBA

Princi i Kurorës Saudite premton investim 1 trilion dollarë në SHBA

Xhaka në konferencë, rreth vërshëllimave: E njoh këtë popull, është shumë emocional

Xhaka në konferencë, rreth vërshëllimave: E njoh këtë popull, është shumë emocional

Polonia, Sllovakia apo Uellsi? – Kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në plejof

Polonia, Sllovakia apo Uellsi? – Kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në plejof

Sulmi izraelit në Liban vret një person dhe lëndon 11 të tjerë, përfshirë studentë

Sulmi izraelit në Liban vret një person dhe lëndon 11 të tjerë, përfshirë studentë

Lëndimi i Emërllahut nuk është serioz, ai pritet të kthehet brenda dy javësh

Metalisti i Ukrainës favorit për Emërllahun

Ekipi i KEDS improvizon një barkë për të arritur tek vendi i prishjes së rrjetit elektrik

Ekipi i KEDS improvizon një barkë për të arritur tek vendi i prishjes së rrjetit elektrik

Asllani pret pjesëmarrjen në  Botëror

Barça sfidon Bayernin, skauton Asllanin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën