TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Motivim i madh te Sllovenia para ndeshjes me Kosovën

by tëvë1
9 muaj ago
0
A A
Motivim i madh te Sllovenia para ndeshjes me Kosovën

Futbollistët e Sllovenisë kanë vazhduar me stërvitje edhe të mërkurën, në mënyrë që të përgatiten sa më mirë para ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2026 kundër Kosovës.

Federata sllovene, ka shkruar se “atmosfera në ekipin kombëtar është e shkëlqyer dhe lojtarët janë plot energji dhe të përqendruar në arritjen e qëllimit të tyre – fitimin e të gjashtë pikëve në dy ndeshjet e ardhshme”.

Vet futbollistët kanë insistuar se pas Kosovës, duan ta mposhtin edhe Suedinë për të siguruar të paktën vendin e dytë në grup që dërgon në play-off.

“Përgatitjet nuk janë të ndryshme nga ato të mëparshmet. Jemi të vetëdijshëm për atë që duhet të bëjmë – të fitojmë gjashtë pikë. Atmosfera është e shkëlqyer, unë dhe djemtë jemi plotësisht të motivuar dhe mezi presim të dyja ndeshjet”, tha mbrojtësi Vanja Drkushiq.

Ai beson se çelësi i suksesit këtë herë do të jetë gjithashtu një mbrojtje e fortë dhe e besueshme. 26-vjeçari bën karrierë në Rusi, te skuadra e Zenitit.

“Gjithçka vjen nga mbrojtja e mirë. Kështu e arritëm rezultatin në Kampionatin Evropian. Duhet të besojmë në atë që po bëjmë dhe golat do të vijnë. Mungesa e Benjaminit është një hendikep i madh, por ky është futbolli – do të duhet të ia dalim pa të. Ky do të jetë një motivim shtesë për ne, sepse do të luajmë edhe për të “, u shpreh Drkushiq.

Mbrojtësi slloven e kujton mirë ndeshjen e parë në Prishtinë, e cila përfundoi pa gola.

“Ne luajtëm një ndeshje shumë cilësore në Kosovë dhe, sipas mendimit tim, e merituam fitoren. Këtë herë po luajmë në shtëpi, para tifozëve tanë, dhe nëse jemi të sinqertë, nuk duhet të shqetësohemi. Megjithatë, sigurisht që kemi një detyrë sfiduese përpara, pasi lojtarët e Kosovës do të vijnë gjithashtu të motivuar”, shtoi Drkushiq.

Edhe Sandi Lovriq është gjithashtu i sigurt dhe mbështetet në ndihmën nga tribunat.

“Kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme dhe të vështira përpara nesh. Po përgatitemi mirë, jemi të sigurt dhe duhet të tregojmë cilësinë tonë në fushë. Në Prishtinë vërtetuam se mund të luajmë kundër tyre, por për fat të keq nuk shënuam. Këtë herë do të kemi mbështetjen e tifozëve vendas, të cilët patjetër do të na japin energji shtesë për të fituar”, thotë Lovriq.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zyrtare: Junior rinovon kontratën me Real Madridin deri në vitin 2032

Zyrtare: Junior rinovon kontratën me Real Madridin deri në vitin 2032

Gentrit Hetemaj i bashkohet Llapit

Gentrit Hetemaj i bashkohet Llapit

Salah do të arkëtojë 17 milionë euro në vit te Trabzonspori, shqiptari e nderon me numrin në fanellë

Salah do të arkëtojë 17 milionë euro në vit te Trabzonspori, shqiptari e nderon me numrin në fanellë

Futbollisti 27-vjeçar vritet pas një sulmi brutal nga grabitësit

Futbollisti 27-vjeçar vritet pas një sulmi brutal nga grabitësit

Kryeziu –Hyseni: Nesër do kemi shumë përgjigje për pikëpyetjet e ngritura

Kryeziu –Hyseni: Nesër do kemi shumë përgjigje për pikëpyetjet e ngritura

Deputetja e LVV-së: Posti i presidentit s’duhet t’i takojë LDK-së, ka hapësirë për marrëveshje

Deputetja e LVV-së: Posti i presidentit s’duhet t’i takojë LDK-së, ka hapësirë për marrëveshje

Behrami:LVV nuk mund t’ua shesë katër herë gënjeshtrën e njëjtë qytetarëve

Behrami:LVV nuk mund t’ua shesë katër herë gënjeshtrën e njëjtë qytetarëve

“InfoNata” 06.08.2026

“InfoNata” 06.08.2026

Raportohet se tre mërgimtarë kanë vdekur në një aksident në Gjermani, gjatë kthimit nga Kosova

Të “pakapshmit” e shtetit

Policia në Ferizaj shpëton një person që po tentonte t’i bënte “keq vetes”, kishte armë zjarri

Xani:Nivel i ulët i pjekurisë të mos bëhet hapi i parë për zgjedhjen e Presidentit

Xani:Nivel i ulët i pjekurisë të mos bëhet hapi i parë për zgjedhjen e Presidentit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën