TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

A mund t’i sigurojë Konjufca votat për Qeverinë brenda 15 ditëve

Vazhdojmë me të tjera informacione. Sot përmes një konference për media, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se partia e tij nuk e voton Glauk Konjufcën për kryekuvendar. Ndërsa, veprimi i presidentes Osmani nga njohësit e politikes u pa më si lojë për të fituar edhe një mandat si shefe e shtetit.

by Fetije Kamberi
5 orë ago
0 0
A A

“Nga LVV-ja kanë besim të plotë se mund të arrijnë votat e nevojshme, por kjo ju takon atyre që t’i bëjnë votat. Mua më takon që të bindem që kanë gjasa dhe mua më kanë bindur që kanë gjasa”

E para e shtetit, Vjosa Osmani u bind që Glauk Konjufca i ka 61 vota për formimin e Qeverisë.

Por si Osmanin, Lëvizja Vetëvendosje nuk po arrin t’i bindë partitë opozitare.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku po thotë se partia fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit,  nuk kanë vota as për mandatarin e dytë, Glauk Konjufcën.

Andaj sipas tij, mandatimi i Konjufcës është humbje kohe.

“Nuk ka asnjë peshë zhvillimi i brendshëm në një parti politike. Për LDK-në ky proces është një lojë politike që ka për synim thellimin e krizës. Koha e axhamive politike ka marrë fund. Politikave të tilla duhet t’u dilet ballë. LDK-ja konsideron se çdo zvarritje e tillë e qëllimshme përbën zgjatje të krizës. Konjufca nuk ka shumicë”, tha kreu i LDK-së të mërkurën.

Abdixhiku e ka krahasuar këtë propozim me sistemin politik monark.

“Ajo çfarë sot na propozohet më shumë se demokracisë i ngjanë monarkisë. Në monarki, mandati trashëgohet, nga babai të i biri, nga Albini te Glauku”, tha ai.

Që nuk e kanë shumicën e thotë edhe njohësi i zhvillimeve politike, Melazim Koci.

Por Koci thotë se mund të ketë Qeveri të pakicës, pasi thotë që disa deputetë  mund të kenë votë pro Konjufcës.

E nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, mundësinë  e dytë që ia dha presidentja Osmani Lëvizjes Vetëvendosje po e shohin si përrallë.

Ehat Miftaraj thotë se presidentja nuk ka bërë shkelje, por po bën llogaritje për postin e saj më vonë.

“Në anën tjetër i pamë partitë politike të gjitha në sinkron prej PDK-së, LDK-së, AAK-së publikisht treguan se nuk kanë vota për Qeverinë Konjufca 1, dhe në këtë rast presidentja nuk është se ka pasur garancë apo bindjen e fortë që LVV-ja ka mundur të bindë që i ka 61 vota për të formuar Qeverinë. Po ajo cka është më evidente është fatkeqësia se në Kosovë, të gjitha pozitat, në këtë rast edhe presidentja më shumë bëjnë kalukilime politike se ku do të jetë pas prillit, se cilat to të jenë interesat e saj puro personale në raport me ndonjë marrëveshje politike me ndonjë parti politike se sa interesat strategjike të Republikës së Kosovës”, vlerëson Miftaraj.

Mandatari i dytë, në këtë rast Glauk Konjufca ka afat ligjor prej 15 ditëve për formimin e Qeverisë së re.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ambasada e Kosovës në Shkup reagon për rastin e 25-vjeçares nga Kosova të gjetur pa shenja jete në Tetovë

Ambasada e Kosovës në Shkup reagon për rastin e 25-vjeçares nga Kosova të gjetur pa shenja jete në Tetovë

Mehmeti: Duket se Edi Rama u frikësua se do t’i humbte zgjedhjet e Tiranës, andaj angazhoi Kushtetuesen për ta liruar Veliaj

Mehmeti: Duket se Edi Rama u frikësua se do t’i humbte zgjedhjet e Tiranës, andaj angazhoi Kushtetuesen për ta liruar Veliaj

Mehmeti: BDI-ja e Çairit mundi BDI-në e Zajasit, VLEN-i është vetëm BDI-ja e Çairit

Mehmeti: BDI-ja e Çairit mundi BDI-në e Zajasit, VLEN-i është vetëm BDI-ja e Çairit

Kim Mehmeti: Zgjedhjet e reja do të tregojnë pjekurinë politike të qytetarëve

Kim Mehmeti: Zgjedhjet e reja do të tregojnë pjekurinë politike të qytetarëve

Emisioni “Info Nata” 05.11.2025

Club Brugge po e befason Barcelonën – tre gola në pjesën e parë

Club Brugge po e befason Barcelonën – tre gola në pjesën e parë

Kim Mehmeti: Zgjedhjet e reja do të tregojnë pjekurinë politike të qytetarëve

Kim Mehmeti: Zgjedhjet e reja do të tregojnë pjekurinë politike të qytetarëve

KF Dukagjini emëron Përgjokajn, trajner të përkohshëm deri në një zgjidhje të re

KF Dukagjini emëron Përgjokajn, trajner të përkohshëm deri në një zgjidhje të re

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën