TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Serbja e dyshuar për spiunazh i dërgonte mesazhe edhe njërit nga të arrestuarit për sulmin në Banjskë

by tëvë1
6 muaj ago
5
A A
Sveçla: Grupi i Radoiçiqit po trajtohen në Serbi për të shkaktuar destabilizim në Kosovë

Media kroate Index.hr raporton se piloti i Forcave të Armatosura Kroate, J.I. (54), dhe partnerja e tij, A.M. (46), shtetase e Serbisë, janë vendosur në paraburgim për të mos penguar hetimin, pasi Prokuroria e Qarkut në Split ka hapur hetim ndaj tyre për spiunazh.

Piloti akuzohet për një formë të rëndë të spiunazhit, për të cilin parashikohet dënim deri në 10 vjet burg, sepse dyshohet se ka dhënë informata të fshehta. Partnerja e tij rrezikon nga një deri në pesë vjet burg, pasi dyshohet për grumbullim dhe transmetim të informacionit sekret. Paraburgimi i saj është vendosur jo vetëm për rrezikun e ndikimit mbi dëshmitarët, por edhe për rrezikun e arratisjes, ndërsa gjykata ka vlerësuar se nuk ka rrezik përsëritjeje të krimit, pasi piloti nuk është më pjesë e misionit në Kosovë.

Media kroate raporton se sipas hetimeve, piloti i ka dhënë partneres së tij informacione mbi lëvizjet dhe pozicionet e forcave KFOR, të cilat ajo i ka transmetuar përmes aplikacioneve të koduara. Ai ka pranuar se dyshonte se ajo mund të tregtonte informacion sekret, por në mbrojtje të tij ka deklaruar se partnerja i ka dërguar vetëm të dhëna për motin të nevojshme për fluturim dhe se ajo është viktimë kolaterale.

Çifti është njohur në Kosovë në vitin 2016, kur ai ishte pjesëtar i kontingjentit kroat në KFOR, ndërsa ajo punonte si përkthyese për misionin EULEX. Lidhja e tyre ka vazhduar me ndërprerje për nëntë vjet, dhe A.M. ka udhëtuar shpesh në Kroaci, ku u arrestua.

Sipas medias kroate Index.hr, “Hetuesit kanë gjetur mesazhe problematike në telefonat e tyre, duke përfshirë një ngjarje nga 25 dhjetori 2022, kur në Zubin Potok u sulmuan pjesëtarë të KFOR-it. A.M. i kishte shkruar një mikut të saj nga fëmijëria, Vladimir Radivojević, i njohur si Mami, i cili konsiderohet pjesë e strukturave serbe në veri të Kosovës dhe është lidhur me sulmin terrorist në Banjskë në 2023. Në mesazhe, A.M. i kishte shkruar: “Duhet ta rregulloni sulmin ndaj KFOR-it si të dini dhe mundeni”, ndërsa piloti i kishte kthyer: “Natën e kaluar e shkatërruat vërtet””.

Gjithashtu, A.M. ka deklaruar se ka punuar për shërbimin sekret gjerman BND, i cili merret me mbledhjen dhe analizën e informacionit inteligjent nga jashtë vendit. Gjermania ka qenë një nga vendet kryesore në misionin KFOR dhe një nga donatorët kryesorë të Kosovës.

Hetimi vazhdon për të zbardhur detaje të mëtejshme rreth këtyre veprimeve, ndërsa çifti mbetet në paraburgim.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe presidenti kroat Zoran Milanoviq, i cili ka shprehur mbështetjen e tij për të gjitha institucionet e Republikës së Kroacisë.

Tags: Serbjaspiunazhisulmi në banjskëTeve1
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Punëtori i KEK-ut, i cili humbi jetën tragjikisht brenda oborrit të Termocentralit Kosova B, ishte punëtor i sigurimit

Punëtori i KEK-ut, i cili humbi jetën tragjikisht brenda oborrit të Termocentralit Kosova B, ishte punëtor i sigurimit

Gjykata Supreme lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën për vrasjen e Marigona Osmanit

Gjykata Supreme lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën për vrasjen e Marigona Osmanit

Komandanti i Policisë në Lipjan, jep dorëheqje morale pas rastit tragjik të 27-vjeçarit

Policia e Kosovës: Lajmet në mediat serbe për të shtëna në brezin kufitar, janë dezinformatë

​Prishtina në qendër të sportit mesdhetar, nis projekti për barazinë gjinore në sport

Ndalen herët xhudistet e Kosovës, në Grand Slamin në Uzbekistan

Ndalen herët xhudistet e Kosovës, në Grand Slamin në Uzbekistan

Kosova e përkushtuar për organizimin e Lojërave Mesdhetare

Kosova e përkushtuar për organizimin e Lojërave Mesdhetare

Bologna – Roma, dueli italian në Ligën e Evropës

Bologna – Roma, dueli italian në Ligën e Evropës

Gjykata Supreme lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën për vrasjen e Marigona Osmanit

Gjykata Supreme lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën për vrasjen e Marigona Osmanit

Dritën pas largimit nga Evropa e pret derbi me Prishtinën, në Superligë

Dritën pas largimit nga Evropa e pret derbi me Prishtinën, në Superligë

Komandanti i Policisë në Lipjan, jep dorëheqje morale pas rastit tragjik të 27-vjeçarit

Policia e Kosovës: Lajmet në mediat serbe për të shtëna në brezin kufitar, janë dezinformatë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën