TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Marius Vizer, fiton edhe një mandat në krye të IJF-së

by tëvë1
10 muaj ago
0
A A
Marius Vizer, fiton edhe një mandat në krye të IJF-së

Miku i madh i Kosovës, Marius Vizer, do të vazhdojë ta drejtojë Federatën Ndërkombëtare të Xhudos (IJF).

Mandatin e ri në krye të IJF-së Vizeri e siguroi të mërkurën në Kongresin në Budapest. Ai ishte kandidati i vetëm për president, ndërsa u zgjodh me votim unanim. Të gjithë delegatët kanë duartrokitur kur është përmendur emri i Vizerit, që do të jetë në krye të IJF-së të paktën deri në vitin 2029.

“Ju falënderoj përsëri për besimin, besnikërinë, bashkëpunimin dhe mbështetjen tuaj. Mund të jeni të sigurt se Komiteti i ri Ekzekutiv i IJF-së dhe unë do të jemi të përkushtuar. Do të jemi edhe më të motivuar se në të kaluarën, për të bërë gjëra gjithnjë e më të mira për të ardhmen e xhudos”, ka thënë Vizeri, që është i lindur në Rumani.

Është ky mandati i gjashtë i Vizerit si president i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, që tashmë është lidere sa u takon federatave të sporteve luftarake. Meritat e Vizerit për këtë vlerësohen shumë të mëdha.

Vizeri është në krye të IJF-së që nga viti 2007, ndërsa ka hapur dyert për xhudistët kosovarë që të paraqiten në garat evropiane. Po ashtu ka përkrahur rritjen e xhudos kosovare, ndërsa Kosovën e vlerëson vend mik.

Vizeri ka qëndruar disa herë për vizitë në Kosovë.

“Jam shumë krenar me xhudon e Kosovës, pasi prej paraqitjes së parë në Lojërat Olimpike ishte e suksesshme. Fillimisht Kosova fitoi një medalje të artë olimpike, më pas dy të arta olimpike e tani në Paris i fitoi edhe dy medalje të tjera. Përgëzime së pari për sportistët e po ashtu për federatën. Drejtuesit e saj kanë bërë punë të shkëlqyer. Përgëzime për Agron Kukën, kryetarin e Federatës, për Tonin, trajnerin tuaj, që ia kushtuan jetën xhudos, suksesit në sport dhe imazhit ndërkombëtar të Kosovës”, kishte thënë Marius Vizer për KOHËN në Paris, gjatë garave të xhudos në Lojërat Olimpike të vitit të kaluar.

Prej ardhjes së Vizerit në krye të IJF-së, xhudoja vlerësohet se është zhvilluar shumë. Sistemi i garave dhe i pikëzimit është i qartë, ndërsa xhudoja vlerësohet gjithnjë e më shumë në familjen olimpike dhe ngrihet vazhdimisht në renditje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Turqia nuk do të zhvillojë stërvitje në stadiumin “Fadil Vokrri”

Turqia nuk do të zhvillojë stërvitje në stadiumin “Fadil Vokrri”

Kurti viziton ekipin kombëtar: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

Kurti viziton ekipin kombëtar: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Ndeshja Kosovë-Turqi, një biletë në tregun e zi deri në 500 euro

Shqipëria stërvitet në Varshavë për Ukrainën

Shqipëria stërvitet në Varshavë për Ukrainën

​Dita Ndërkombëtare për Zero Mbetje

​Dita Ndërkombëtare për Zero Mbetje

Tërmet në Iran

Tërmet në Shqipëri

Turqia nuk do të zhvillojë stërvitje në stadiumin “Fadil Vokrri”

Turqia nuk do të zhvillojë stërvitje në stadiumin “Fadil Vokrri”

Sot veteranët e UÇK-së protestojnë kundër ekspozitës për masakrat në Kosovë

Sot veteranët e UÇK-së protestojnë kundër ekspozitës për masakrat në Kosovë

Rrezik i një agresioni ushtarak për Kosovën?

​Dërgimi i FSK-së në Gaza dhe 500 mijë eurot për Kombëtaren, mblidhet Qeveria

​81-vjet nga masakra e Tivarit

​81-vjet nga masakra e Tivarit

Mot i vranët dhe me riga shiu të hënën

Mot i vranët dhe me riga shiu në disa vende

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën