TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut

by teve1
2 vjet ago
0
A A
​Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut

Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës, kanë refuzuar të marrin pjesë në takimin me anëtarët e komisionit parlamentar për të drejtat e njeriut. Sipas tyre, deputetët s’kanë bërë asgjë dhe i kanë anashkaluar kërkesat e grave greviste, andaj takimi tani është i padobishëm.

Në emër të grave greviste foli kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, i cili tha se zëvendësimi i tyre në Kuvendin e Kosovës, është çështje ligjore dhe po presin raportin e Inspektoratin e Punës.

“Nuk kemi bërë asgjë për neve. Na keni lënë në temperatura -5 këtu dhe tani e gjithë kjo do të përfundojë në Inspektorat të Punës. Keni thënë nga Kuvendi se kjo ka prapavijë politike dhe shumë gjëra. Ne kemi kërkuar 550 euro dhe i kemi pas 270 euro, mirëpo s’keni bërë asgjë. Marre për Kuvendin e Kosovës. Ne kemi besuar në ligj dhe sot po besojmë në ligj. Tani s’na nevojitet askush, mirëpo na nevojitet raporti i Inspektoratit të Punës. Ju jeni ata që na keni qit në holl të Kuvendit, që keni thyer ligjin e grevës dhe ne jemi gjithçka në rregull”, tha ai.

Për të diskutuar me gratë greviste doli kryetarja e komisionit, deputetja Duda Balje, e cila kërkoi nga punëtoret teknike të Kuvendit të mbajnë takim, mirëpo që edhe ajo u refuzua.

“Ne kemi lënë Kuvendin dhe personat përgjegjës për me gjetë zgjidhje për këtë punë. Ne kemi menduar si komision që me gjetë zgjidhje. Nëse doni me hy brenda ne si komision mendojmë se është shkelje e drejtave dhe i kemi thirrë gratë me bisedu me neve. Keni thirrje publike që me hy brenda dhe me gjetë zgjidhje”, tha ajo.

Pas refuzimit, deputetja Balje vazhdoi mbledhjen e komisionit. Ajo tha se pas takimit me gratë greviste kanë menduar të thërrasin Sekretarin e Kuvendit dhe përgjegjësit e kompanisë së pastrimit në Kuvend.

“Në momentin kur kemi konstatu si komision se është problemi i madh. Ne sot kemi vendos me thirrë dhe bisedu me gratë. Kurse javën tjetër me thirrë sekretarin dhe pronarin e firmës që është përgjegjës dhe me punu me gjetë një zgjidhje. Ato refuzuan me qenë me neve”, shtoi ajo.

Ndërkaq, anëtarja e komisionit, deputetja e LVV-së, Fatmire Kollçaku, tha se shkëputja e njëanshme e kontratës nuk i kontribuon këtij rasti.

Mirëpo ajo tha se ende si komision nuk i disponojnë të gjitha informatat për këtë rast dhe se tani po trajtojnë a janë shkel të drejtat e punëtorëve, rrjedhimisht edhe të njeriut.

“Një shkëputje e njëanshme nuk i kontribuon këtij rasti, mirëpo ende ne nuk disponojmë të gjitha informatat. Ne tash kemi fillu me trajtu nga këndvështrimi a janë shkel të drejtat të punëtorëve dhe të njeriut”, theksoi ajo.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha tha se janë shkelur të drejtat e njeriut me rastin e punëtorëve teknike të Kuvendit të Kosovës.

“ Më vjen keq që s’kanë ardhur zonjat, mirëpo ato e kanë të drejtën e tyre mos me ardh. Kompania është çelësi dhe thelbi kryesor që duhet me u marrë. Nëse ka ndonjë klauzolë në secilën kompani që ka shërbyer në këtë kuvend pasi ka qenë shërbim i privatizuar nga jashtë, mirëpo me klauzolën që do të përdoren njerëzit që punojnë brenda. Kushdo qoftë që ka qenë kompania të njëjtat gra i ka aktivizuar në proces të punës. Çka ka ndodh tash është thelbi i problemit. E para që s’janë kontributet e tyre herë pas here dhe e treta i kanë dërgu gratë me punu zyra të tjera jashtë kuvendit dhe askush s’është merr me atë punë. Ne jemi vonu me i dëgju që kanë qëndru para derës sonë aty”, theksoi Hoxha./Kp/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shefi i Eulex-it: Situata në veri e qetë, por e brishtë, angazhimet e qeverisë në dialog kanë parandaluar incidente

Shefi i Eulex-it: Situata në veri e qetë, por e brishtë, angazhimet e qeverisë në dialog kanë parandaluar incidente

Haxhiu pret në takim lamtumirës Shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano

Haxhiu pret në takim lamtumirës Shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano

KEDS gjobitet me 25 mijë euro për pesë njehsorë të skaduar

KEDS gjobitet me 25 mijë euro për pesë njehsorë të skaduar

Haradinaj flet për bashkimin e deputetit të zgjedhur Adem Hoxha me Grupin Parlamentar të AAK-së

Haradinaj: Do ta shqyrtoja nëse do të propozohesha për president

Rama i pret performuesit e gala koncertit “Dashni nga Prishtina”, u jep mirënjohje

Rama i pret performuesit e gala koncertit “Dashni nga Prishtina”, u jep mirënjohje

Teherani e vlerëson armëpushimin në Liban njësoj të rëndësishëm si marrëveshjen me Iranin

Teherani e vlerëson armëpushimin në Liban njësoj të rëndësishëm si marrëveshjen me Iranin

​Barbano për xhandarmerinë: Do të ofrojmë këshilla e ekspertizë, nëse na kërkohet

​Barbano për xhandarmerinë: Do të ofrojmë këshilla e ekspertizë, nëse na kërkohet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën