Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, do të zhvillojë të hënën një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Spiropali është ftuar në këtë vizitë nga homologu i saj Afrim Gashi.
Gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut, kryeparlamentarja Spiropali do të ketë takime me zyrtarë të lartë të shtetit, përfshirë Kryeministrin Mickoski.
Spiropali do të takohet me partitë shqiptare, si dhe kreun e partisë opozitare LSDM.
Spiropali më 11 shtator ishte për vizitë në Kosovë