TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Takimi Lajçak – Vuçiq, Kurti nuk i komenton deklaratat

by Fetije Kamberi
2 vjet ago
0
A A
Takimi Lajçak – Vuçiq, Kurti nuk i komenton deklaratat

Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuciq. Pas takimit, Lajcak ka thënë së Vuciq ngriti shqetësime të forta për gjendjen e serbëve në Kosovë derisa për të njëjtën çështje foli edhe Vuciqi në një konferencë për media. Kurti gjatë asaj kohe ishte në veri të Kosovës dhe nuk i komentoi deklaratat e presidentit të Serbisë.

Të martën, u ulën përballë njëri – tjetrit.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak në Beograd u prit në takim nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq.

Sipas deklaratës së Lajcak në rrjetin social X, disponimi duket se nuk ishte shumë i mirë.

“Në takimin tim sot me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuciq, në përgatitje të takimit të radhës të kryenegociatorëve, ai ngriti shqetësime të forta për gjendjen e serbëve të Kosovës. Theksova se duhet të diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje të dakorduara në Dialog”, thuhet në njoftim.

E ndryshe prej emisarit të BE-së, presidenti serb doli në konferencë për media.

Vuciq tha se Serbia është e gatshme për dialog mirëpo brenda 72 orëve të ardhshme do të ndërmerrë masa si reagim ndaj sic e quajti ai, gjendjen e serbëve në veri të Kosovës.

“Sulmi brutal ndaj popullatës serbe, kryesisht në veri të Kosovës dhe Metohisë, është thelbësor. Për ne dhe për të tjerët është plotësisht e qartë se Kurti dëshiron shkatërrimin dhe persekutimin e popullit serb , e me gjithë këtë vijnë vetëm fjalë dënuese nga BE-ja dhe Quinta dhe asgjë nuk shihet në veprim. Serbia është gjithmonë pro dialogut, por ne do të marrim masa serioze brenda 72-orëve”, tha Vuçiq.

E këtë deklaratë të Vuciqit nuk deshi as ta komentojë gjatë ditës kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Vuçiq në Beograd është takuar edhe me ambasadorin e SHBA-së atje, Christopher Hill.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Garat çiklistike, sot mbyllen përkohësisht autostradat “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”

Sot do të ketë mbyllje të përkohshme të një korsie të autostradës “Arbën Xhaferi”

Nis ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër, Kurti: Sa më shumë ura, aq më e fortë lidhja

Nis ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër, Kurti: Sa më shumë ura, aq më e fortë lidhja

Fokusi i von der Leyenit te zgjerimi: 2030 mund të jetë afat real

Von der Leyen: Zgjerimi i BE-së duhet të përshpejtohet, momentumi është i pranishëm

Institucionet dhe ekspertët ngrejnë shqetësimin për deponitë ilegale

Rama nga Tivati: Pas protestës për Zvërnecin janë iranianët

Çfarë mund të bëjë pirja e një gote uji në mëngjes për energjinë dhe tretjen tuaj

Çfarë mund të bëjë pirja e një gote uji në mëngjes për energjinë dhe tretjen tuaj

Drenica – Prishtina 01, sonte luhet finalja e parë në Superligën e Kosovës në futsall

Drenica – Prishtina 01, sonte luhet finalja e parë në Superligën e Kosovës në futsall

Fokusi i von der Leyenit te zgjerimi: 2030 mund të jetë afat real

Von der Leyen: Zgjerimi i BE-së duhet të përshpejtohet, momentumi është i pranishëm

Institucionet dhe ekspertët ngrejnë shqetësimin për deponitë ilegale

Institucionet dhe ekspertët ngrejnë shqetësimin për deponitë ilegale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën