Në orën 7-të të mëngjesit fillon dita për një të burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan.
Dhomën e qelisë një 23-vjeçar e ndanë bashkë me një të burgosur i cili është i komunitetit serb.
Përveç gjumit së bashku, ata janë bashkë edhe në kuzhinë.
Sipas të burgosurit, komunikimin nuk e kanë të vështirë pasi shoku dhomës së burgut e di gjuhën shqipe.
E bashkë me këta dy të burgosur, janë edhe 231 persona të tjerë që po e vuajnë dënimin në këtë vend.
Në burg hyri edhe një 29-vjeçar si shkak i një aksidenti me fatalitet.
Pavarësisht që është gati për lirim, ai nuk harron ditët brenda këtyre mureve.
Përveç hapësirës brenda, gardianët e këtij institucioni bëjnë kontrolle rutinore edhe në oborr.
Madje, njëri nga të është edhe lartë objektit gjatë gjithë kohës duke vështruar shëtitjet e 233 të burgosurve brenda kësaj qendre.
Drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, Sami Halitaj tregon se në këtë institucion 205 persona janë të paraburgosur dhe 28 janë të dënuar.
Në këtë burg, përpos shqiptarëve dënimin e vuajnë edhe disa serbë, boshnjakë, turqë dhe komunitet tjera.
Halitaj thotë se nuk përballen me probleme në mes veti.
Ky burg ka kapacitet për 300 persona që të vuajnë dënimin, mirëpo deri në këtë vit asnjëherë nuk është prekur ky numër.
Brenda kësaj hapësire ka dy pavionë të cilët kanë nga gjashtë krahë, secili krahë i ka nga 16 dhoma.
8 nga dhomat janë njëshe për të burgosur vetëm në dhomë, e tetë të tjera dhoma dyshe.
Gjithashtu, ky institucion ka katër dhoma të vetmisë dhe katër shëtitje.