TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nesër zgjedhje në Preshevë e Bujanoc, kandidatët tregojnë se çka presin nga procesi

Nesër në komunën e Preshevës dhe Bujanocit do të ketë zgjedhje lokale. Për këtë proces, në Preshevë po garojnë gjashtë lista ndërsa në Bujanoc katër. Kandidatët për kryetar të komunës së Preshevës nga PDSH-ja dhe APN-ja tregojnë se çka presin nga ky proces zgjedhor.

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Nesër zgjedhje në Preshevë e Bujanoc, kandidatët tregojnë se çka presin nga procesi

Të dielën, qytetarët e komunës së Preshevës do u drejtohen kutive të votimit.

Më 2 qershor, shqiptarët do të votojnë për kandidatin i cili do i përfaqësoj për katër vitet e ardhshme.

Në këto zgjedhje, partitë shqiptare në Preshevë garojnë me gjashtë lista.

Në këtë post me organ të përkohshëm është kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa.

Mustafa tregon se si kanë shkuar përgatitjet për këtë proces.

“Neve kishim vetëm një muaj kohë, përgatitjet duhet të fillonin aty dhe fushata bashkërisht me të, por megjithatë si Parti Demokratikë Shqiptare kemi dalë më një listë zgjedhor me 38 kandidatësh për këshilltarë aq sa ka vendvotime në komunën e Preshevës, gjithashtu është zbatuar ligji që 40% prej tyre të jenë femra përveç asaj në top 10shen e parë duhet të jenë katër femra, edhe këtë pjesë të ligjit kemi zbatuar”, tha ai.

Ai thotë se nuk mund të fitoj një parti e vetme pa një koalicion paszgjedhor në këtë komunë.

“Asnjë nga këto parti politike që garojnë për zgjedhje dhe vazhdimisht garojnë në Preshevë më shumë parti politike nuk është arritur kurrë dhe as tani nuk do të arrihet që një parti politike të arrijë mbi 50% dhe në këtë drejtim janë të domosdoshme partneritet e koalicioneve”.

Kështu thotë edhe kundërkandidati i tij nga radhët e Alternativës për Ndryshim, Visar Mehmeti.

“Kuptohet që gjashtë lista garojnë në komunën e Preshevës, është e pamundur që të bëhet një shumicë një partiake, kështu që shohim pas dy qershorit se si do të jetë shumica për një qeverisje lokale këtu në Preshevë” , tha Mehmeti.

Mirëpo, partia që Mehmeti përfaqëson ka vija të kuqe me një parti politike atje.

“Kemi me një parti e cila është duke bë një përçarje të paparë këtu në Luginë të Preshevës, e ajo është partia e këshilltares së Kryeministrit Kurti, Ardita Sinanit e cila në këtë fushatë ka manipuluar shumë me fondin e Kosovës vetëm me fjalë, duke ecur vend më vend dhe duke premtu. Posaçërisht i ka keqpërdor bujqit duke i premtu atyre shuma marramendëse gjoja se në të ardhmen në qoftë se ajo është në pushtet do të ndajë mjetë marramendëse për secili bujk që ajo ka taku”.

Tëvë1 ka provuar që të këtë një qëndrim rreth përgatitjeve zgjedhore edhe nga kandidatja e Partisë për Veprim Demokratik, Ardita Sinani, mirëpo e njëjta nuk është deklaruar.

Përveç komunës së Preshevës, procesit zgjedhor do i nënshtrohen edhe qytetarët e komunës së Bujanocit.

Në këtë komunë, shqiptarët do të kenë mundësi të votojnë për katër lista shqiptare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sadiku: Konjufca është djalë i mirë, por bën ‘hajgare’ dhe manipulon

Sadiku: Konjufca është djalë i mirë, por bën ‘hajgare’ dhe manipulon

Pacolli: Jemi të gatshëm për kompromise për presidentin, opozita po dëshiron zgjedhje

Pacolli: Jemi të gatshëm për kompromise për presidentin, opozita po dëshiron zgjedhje

Një pjesë e Obliqit dhe disa fshatra pa ujë të pijshëm, kontraktori privat dëmtoi gypin dhe nuk e raportoi

Dëmtohet gypi furnizues në Shkabaj, disa zona do të përballen me reduktime të furnizimit me ujë

Arrestohet një person në Vushtrri, i gjenden mbi 10 gramë marihuanë në veturë

“InfoNata” 16.04.2026

Bora i jep fund sezonit katastrofik të Prishtinës, arrin për herë të parë në gjysmëfinale të Play-Offit

Bora i jep fund sezonit katastrofik të Prishtinës, arrin për herë të parë në gjysmëfinale të Play-Offit

Pacolli: Mbrojtja e ujërave dhe shtimi i kapaciteteve është prioritet

Pacolli: Mbrojtja e ujërave dhe shtimi i kapaciteteve është prioritet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën