TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çfarë thonë njohësin e çështjeve politike për mospajtimet Kurti-Osmani?

Gjatë muajit maj , kanë dalë haptas me deklarata publike për mospajtime presidentja e shtetit, Vjosa Osmani me ekzekutivin. Siç duket, Osmani i ka prishur raportet me partnerët e saj të koalicionit qeverisës. Njohësit e politikës thonë se e para e shtetit ka prishje të raporteve edhe me njerëzit e partisë së saj, Listës Guxo.

by Fetije Kamberi
2 vjet ago
0
A A

Përmes deklarimeve të fundit të saj publike, Vjosa Osmani vulosi mospajtimet me ekzekutivin.

E para e shtetit për dy javë pati deklarata të kundërta me qëndrimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe krye-parlamentarin Glauk Konjufca.

Andaj, njohësit e politikës në bazë të këtyre sjelljeve, konsiderojnë se ajo ka prishje të raporteve me qeverinë.

Për diplomatin Blerim Canaj kanë qenë të pritshme këto ftohje tash e gjashtë muaj.

“Tanimë po e shohim që në qoftë se e mendojmë si listë Vjosa Osmanin dhe Donika Gërvallën ajo listë është gati inekzistente, do të thotë që nuk ka kurrfarë faktori. Kam përshtypjen që do të ketë shkrirje të disa deputetëve të Listës Guxo në Vetëvendosje dhe përpjekjet që disa të tjerë të shkojnë në LDK në qoftë se kanë lënë vend. Ata pastaj mund ta paraqesin edhe si koalicion por pastaj shtrohet pyetja se cili është interesi i Lëvizjes Vetëvendosje që t’i ofrojë këta njerëz për shkak që nuk e besoj që kanë peshë në votë”, vlerëson Canaj.

Nga ana tjetër, analisti politik Visar Xani thotë se koalicioni në mes presidentes dhe kryeministrit ka përfunduar që prej zgjedhjes së Vjosës presidente të shtetit.

“Konsideroj se koalicioni në mes Kurtit dhe Osmanit ka përfunduar qysh në zgjedhjen për presidente të zonjës Osmani por që mbetet me u pa raportet në mes partisë Guxo dhe kryeministrit Kurti, unë nuk besoj që ka ndonjë telash kryeministri Kurti me këtë parti sepse deputetët e saj nuk kanë ndonjë reagim përkundrazi janë shumë të zëshëm pro qeverisë dhe mbase janë duke punuar për një koalicion të ardhshëm, por po të ishte zonja Osmani kryetare e partisë Guxo nuk besoj se do të kishte një koalicion madje do i duhej lobimi edhe vet brenda partisë Guxo për ti fituar votat po të ishte në proces zgjedhor”, ka thënë Xani.

Ekipi i Tëvë1 tentoi të marrë të enjten edhe një qëndrim nga shefi i qeverisë në lidhje me këtë çështje por Kurti nuk u deklarua.

Më 16 maj, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës që është nga Lista Guxo, Donika Gërvalla ka dërguar një letër në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Osmani tha që ky veprim u bë pa dakordim me të.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trainkos: Aksidenti në Klinë ndodhi për shkak të mosrespektimit të shenjave të komunikacionit

Një person i lënduar në aksidentin mes një treni dhe një veture në Fushë-Kosovë

Gashi kërkon konstituimin e  Kuvendit e më pas vazhdimin e bisedimeve për marrëveshje

Gashi kërkon konstituimin e Kuvendit e më pas vazhdimin e bisedimeve për marrëveshje

Kufizime  nesër për kamionët  mbi 20 tonë  në autoudhë nga ora  11:00 deri në 17:30

Kufizime nesër për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë nga ora 11:00 deri në 17:30

Alarm për mjet shpërthyes te Stacioni i Autobusëve

Alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve

Huthitë godasin kampe ushtarake në Jemen, dhjetëra viktima në radhët e ushtrisë

Huthitë godasin kampe ushtarake në Jemen, dhjetëra viktima në radhët e ushtrisë

Gentrit Hetemaj i bashkohet Llapit

Gentrit Hetemaj i bashkohet Llapit

Trainkos: Aksidenti në Klinë ndodhi për shkak të mosrespektimit të shenjave të komunikacionit

Një person i lënduar në aksidentin mes një treni dhe një veture në Fushë-Kosovë

UNICEF raporton se një fëmijë vritet çdo ditë në Gaza që prej armëpushimit

UNICEF raporton se një fëmijë vritet çdo ditë në Gaza që prej armëpushimit

Gashi kërkon konstituimin e  Kuvendit e më pas vazhdimin e bisedimeve për marrëveshje

Gashi kërkon konstituimin e Kuvendit e më pas vazhdimin e bisedimeve për marrëveshje

Kufizime  nesër për kamionët  mbi 20 tonë  në autoudhë nga ora  11:00 deri në 17:30

Kufizime nesër për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë nga ora 11:00 deri në 17:30

Alarm për mjet shpërthyes te Stacioni i Autobusëve

Alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën