TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Slavia e Pragës interesohet për tre futbollistë të Llapit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Slavia e Pragës interesohet për tre futbollistë të Llapit

Tre futbollistë të Llapit janë vënë në radarin e klubi çek Slavia nga Praga, ka bërë të ditur trajneri i ekipit nga Podujeva, Tahir Batatina.

Skuadra lidere e Superligës, mund të bëhet epiqendër e talenteve për Evropën pas takimeve të fundit të Batatinës me zyrtarë nga futbolli çek.

Në një postim në Facebook, Batatina ka shkruar për fillimin e një takimi të frytshëm.

“Kisha kënaqësinë që të takohem sot me Jiri Bilek, Drejtor Sportiv i Slavia Pragë, Milan Martinovič, menaxher ndërkombëtar kroat si dhe Agim Saraçi, menaxher shqiptar në Çeki ku dakorduam për bashkëpunimin mes dy klubeve, Llapi dhe Slavia Pragë.

Kisha nderin që një klub i madh i Evropës ka besimin e plotë për të bashkëpunuar me Llapin si dhe së shpejti do të jem i ftuar në klubin e madh, Slavia Pragë për të diskutuar detaje edhe më të rëndësishme.

Një lajm shumë i madh për talentët kosovar, e sidomos për futbollistët e Llapit pasi që për tre futbollistë veç se kanë shprehur interesim për të filluar bisedimet zyrtare.

Drejtori Sportiv i Slavia Pragë, Jiri Bilek u nda shumë i kënaqur me mënyrën e funksionimit të klubit tonë dhe projektin afatgjatë që e prezantova para tyre për gjithë talentët e futbollit kosovar.

Pra, Llapi do jetë një urë lidhëse me një skuadër të organizuar mirë si Slavia Pragë”, ka shkruar Batatina.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Etrit Berisha del kundër vendimit të FSHF-së, për natyralizimin e portierit italian

Kalmari synon rikthimin e portierit Etrit Berisha

Nelson Hysa synon titullin e botës ndaj Agit Kabayelit në Ditën e Flamurit

Nelson Hysa synon titullin e botës ndaj Agit Kabayelit në Ditën e Flamurit

Aubameyang pëson aksident me veturë para ndeshjes me Barcelonën

Aubameyang pëson aksident me veturë para ndeshjes me Barcelonën

Aubameyang aksidentohet me veturë para ndeshjes me Barcelonën

Aubameyang aksidentohet me veturë para ndeshjes me Barcelonën

Kroacia kushtëzon anëtarësimin e Malit të Zi në BE me çështjen e kufirit

Kroacia kushtëzon anëtarësimin e Malit të Zi në BE me çështjen e kufirit

Ndërtimi në Kosovë vazhdon të shtrenjtohet, rriten kostot e transportit, pagave dhe materialeve

Ndërtimi në Kosovë vazhdon të shtrenjtohet, rriten kostot e transportit, pagave dhe materialeve

“Ditari” 26.11.2026

“Ditari” 26.11.2026

“Të Bashkuar për Shqipërinë”, studentët në Shqipëri njoftojnë krijimin e një partie të re politike

“Të Bashkuar për Shqipërinë”, studentët në Shqipëri njoftojnë krijimin e një partie të re politike

Kuvendi ndan 62 mijë euro për komisionin hetimor për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt

Kuvendi ndan 62 mijë euro për komisionin hetimor për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt

EULEX-i e mbështet përmirësimin e shërbimeve të ekzaminimit mjekoligjor për të mbijetuarit e dhunës seksuale

EULEX-i e mbështet përmirësimin e shërbimeve të ekzaminimit mjekoligjor për të mbijetuarit e dhunës seksuale

Përplasen Reshitaj dhe Vitia për ikjen e mjekëve dhe papunësinë e profesionistëve shëndetësorë

Përplasen Reshitaj dhe Vitia për ikjen e mjekëve dhe papunësinë e profesionistëve shëndetësorë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën