TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bashkimi e Prishtina përballen në finalen e Ligës Unike

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Bashkimi e Prishtina përballen në finalen e Ligës Unike

Basketbollistet e Bashkimit do të përballen me ato të Prishtinës në finalen e Ligës Unike, që zhvillohet sonte prej orës 20:00 në kryeqytet.

Turneu “Final 4” i Ligës Unike nisi të hënën, ku Bashkimi dhe Prishtina me sukses i kaluan ndeshjet gjysmëfinale. Ky është edicioni i tretë i Ligës Unike për basketbolliste, ndërsa “Final 4” po organizohet për herën e dytë në Prishtinë.

Bashkimi në gjysmëfinalen e parë mposhti Tiranën me shifrat 73:54, ndërsa në gjysmëfinalen e dytë, Prishtina triumfoi ndaj Penzës me rezultatin 74:57. Amerikania Adrienne Godbold dhe Jeta Zeka e udhëhoqën Bashkimit drejt finales pasi ishin më të dalluarat kundër Tiranës. Godbold pati 27 pikë e 28 kërcime, ndërsa Zeka shtoi 20 pikë për fitoren e 11-të rresht të Bashkimit në Ligën Unike.

Ndërkohë, më efikaset te Prishtina ndaj Penzës ishin amerikanet Jade Williams me 20 pikë dhe Asianne Johnson me 18 pikë të realizuara.

Për Bashkimin, kjo është hera e parë që po paraqitet në finalen e Ligës Unike pasi në dy edicionet e mëparshme përfundoi i treti. Për dallim prej Bashkimit, Prishtina e ka fituar edicionin e parë të kësaj gare, ndërsa të dytin përfundoi në pozitën e katërt.

Bashkimi në stinorin e rregullt të Ligës Unike ka qenë ekipi i vetëm pa humbje, duke regjistruar dhjetë fitore në po aq ndeshje të luajtura.

Po ashtu, Bashkimi këtë edicion ka fituar edhe Superkupën e Kupën e Kosovës, duke e mposhtur Prishtinën në të dyja finalet. Bashkimi dhe Prishtina janë edhe në finalen e plejofit për titullin e kampionit, ku ekipi nga Prizreni po avancon 1:0 pas ndeshjes së parë. Bashkimi është edhe kampion në fuqi i Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

City fitore bindëse kundër Liverpoolit

City fitore bindëse kundër Liverpoolit

Mungesa të mëdha te Liverpooli ndaj City-t, ja formacionet zyrtare

Mungesa të mëdha te Liverpooli ndaj City-t, ja formacionet zyrtare

Zyrtare: SC Gjilani ndan rrugët me Debatik Currin

Zyrtare: SC Gjilani ndan rrugët me Debatik Currin

Shtyhet ndeshja e Superkupës së Kosovës në basketboll

Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës në basketboll

Zgjedhja e presidentit, Hoti: Dy partitë që kanë ndikim t’i thërrasin mendjes, populli nuk ua fal nëse shkojmë në zgjedhje

​Andin Hoti – Daçiqit: Eja në Prizren, të presin burgjet e Kosovës

Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj

Mot i ndryshueshëm gjatë javës

Përdorimi i kokainës te të rinjtë rrit shqetësimin e ekspertëve

Përdorimi i kokainës te të rinjtë rrit shqetësimin e ekspertëve

Kongresi për shëndetin mendor-psikologët nga Kosova dhe Shqipëria prezantojnë hulumtimet

Kongresi për shëndetin mendor-psikologët nga Kosova dhe Shqipëria prezantojnë hulumtimet

Rreziqet e CHATGPT-së për fëmijët

Rreziqet e CHATGPT-së për fëmijët

Dëmet nga breshëri-fermerët në Istog presin kompensimet nga Qeveria

Dëmet nga breshëri-fermerët në Istog presin kompensimet nga Qeveria

City fitore bindëse kundër Liverpoolit

City fitore bindëse kundër Liverpoolit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën