TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Trump fiton zgjedhjet paraprake republikane në Karolinën e Jugut

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Çfarë dihet për hetimin që mund të çojë në ngritjen e një akuze të re federale ndaj ish-presidentit Trump?

Kandidati republikan Donald Trump fitoi zgjedhjet paraprake në Karolinën e Jugut të shtunën, duke mposhtur lehtësisht ish ambasadoren amerikane në Kombet e Bashkuara Nikki Haley dhe duke konsoliduar më tej rrugën drejt një emërimi të tretë republikan për postin e presidentit.

Zonja Haley, e cila ka qënë guvernatore e Karolinës së Jugut, po përballet me trysni në rritje për t’u larguar nga gara, por thotë se nuk do të largohet pavarësisht se humbi në shtetin që drejtoi nga viti 2011 deri më 2017.

Një përballje e re mes zotit Trump dhe Presidentit Joe Biden po bëhet gjithnjë e më e pashmangshme. Zonja Haley është zotuar se do ta vazhdojë garën deri më 5 mars, në atë që njihet si Super e Marta, ku pesëmbëdhjetë shtete do të mbajnë votime paraprake për të zgjedhur kandidatin republikan për president. Por ajo nuk ishte në gjendje të zvogëlonte vrullin e zotit Trump në shtetin e saj të origjinës, pavarësisht se mbajti shumë më tepër tubime në kuadër të fushatës dhe argumentoi se aktakuzat kundër zotit Trump do ta pengojnë atë në garën me Presidentin Biden.

“Kurrë nuk e kam parë Partinë Republikane kaq të bashkuar sa është tani”, deklaroi zoti Trump në fjalimin e tij të fitores vetëm pak çaste pas mbylljes së votimeve.

Zgjedhjet paraprake në Karolinën e Jugut historikisht kanë shërbyer si një pikë orientimi në procesin e emërimit të kandidatit republikan. Që nga viti 1980, fituesi i zgjedhjeve paraprake republikane në Karolinën e Jugut ka marrë emërimin për ta përfaqësuar Partinë Republikane në zgjedhjet presidenciale. Përjashtimi i vetëm ishte rasti i kandidatit Newt Gingrich në vitin 2012.

Zoti Trump dominoi në të gjithë shtetin, madje kryesoi në qarkun Lexington, të cilin zonja Haley e përfaqësonte në trupin ligjvënës të shtetit. Shumë nga votuesit e Karolinës së Jugut, madje edhe disa që më parë e mbështetën zonjën Haley gjatë kohës së saj si guvernatore, nuk ishin të gatshëm t’i jepnin votën asaj.

“Ajo ka bërë disa gjëra të mira”, tha 36-vjeçari Davis Paul, teksa priste zotin Trump në një tubim në Conëay. “Por unë thjesht nuk mendoj se ajo është e gatshme të përballet me një kandidat si Trumpi. Nuk mendoj se shumë njerëz munden”.

Në selinë e zonjës Haley të shtunën mbrëma, mbështetësit tundnin pankartat para një ekrani të madh që shfaqte fjalimin e zotit Trump, duke e bllokuar pamjen. Kjo, natyrisht, nuk e bëri humbjen më pak dërrmuese.

Rreth një orë më vonë, zonja Haley doli në skenë dhe tha se, “ajo që pashë sot ishte zhgënjimi i Karolinës së Jugut me drejtimin e vendit tonë. Unë e kam parë të njëjtin zhgënjim në mbarë vendin”.

“Unë nuk besoj se Donald Trump mund ta mposhtë Joe Bidenin”, tha zonja Haley, duke shtuar më vonë se, “unë e thashë në fillim të kësaj jave se pavarësisht se çfarë ndodh në Karolinën e Jugut, unë do të vazhdoj të kandidoj. Unë jam një grua e fjalës”.

Donald Trump dhe Joe Biden tashmë po sillen si kandidatë që do të përballen në nëntor./voa

ShareTweet

Postime të ngjashme

Autoritetet siriane zbulojnë katër varre masive në Siri

Autoritetet siriane zbulojnë katër varre masive në Siri

Kremlini: Evropa s’ka pse të përzihet në bisedimet e paqes në Ukrainë

Kremlini: Evropa s’ka pse të përzihet në bisedimet e paqes në Ukrainë

Mbi 908 mijë vizitorë të huaj në Shqipëri, vetëm në tetor

Mbi 908 mijë vizitorë të huaj në Shqipëri, vetëm në tetor

Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga shtetas shqiptarë për të trafikuar drogë

Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga shtetas shqiptarë për të trafikuar drogë

Qytetarët e fshatit Çabër ankohen për shkëputje selektive të rrymës: Shqiptarët pa energji, serbët me furnizim të pandërprerë

Qytetarët e fshatit Çabër ankohen për shkëputje selektive të rrymës: Shqiptarët pa energji, serbët me furnizim të pandërprerë

Caktohet stadiumi për ndeshjen Sllovaki – Kosovë

Caktohet stadiumi për ndeshjen Sllovaki – Kosovë

RIDA Italia organizon forumin ekonomik “Ponti d’Impresa – Ura Ekonomike Itali–Shqipëri” në Romë më 12 dhjetor 2025

RIDA Italia organizon forumin ekonomik “Ponti d’Impresa – Ura Ekonomike Itali–Shqipëri” në Romë më 12 dhjetor 2025

Rikthehet Liga e Kampionëve, sonte dy ndeshje shumë interesante

Chmpions League, Arsenal-Bayern dhe Atletico-Inter si finale

Ermal Sadiku i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës

Ermal Sadiku i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës

Autoritetet siriane zbulojnë katër varre masive në Siri

Autoritetet siriane zbulojnë katër varre masive në Siri

Berisha: Për herë të parë, AI krijon më shumë përmbajtje sesa njerëzit – rrezik për manipulim informativ

Berisha: Për herë të parë, AI krijon më shumë përmbajtje sesa njerëzit – rrezik për manipulim informativ

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën