TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: “Goca e Kaçanikut” bashkon kapacitetet artistike te Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë e Veriut

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kurti: “Goca e Kaçanikut” bashkon kapacitetet artistike te Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë e Veriut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se opera “Goca e Kaçanikut”, ka bashkuar kapacitetet artistike të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë brenda institucionit më të ri, Operës së Kosovës, në bashkëpunim me Baletin Kombëtar të Kosovës.

Kurti në Facebook ka shpërndarë edhe një video të para provave për audiencat e reja me programin “Arti në Shkolla”.

“Dritat, skena, kostumet, trupa teknike, trupa artistike, të gjitha janë gati për premierën historike të operës “Goca e Kaçanikut” nga Rauf Dhomi, në regji të Nikolin Gurakuqit, Mjeshtër i Madh i Republikës së Shqipërisë. “Goca e Kaçanikut” ka bashkuar kapacitetet artistike të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë brenda institucionit më të ri, Operës së Kosovës, në bashkëpunim me Baletin Kombëtar të Kosovës. Nën dirigjimin e Edon Ramadanit, me solistët e shkëlqyer nga të trija vendet, orkestra dhe kori i Operës së Kosovës, sollën në jetë tingujt e krijuar mbi motivet e novelës së Milto Sotir Gurrës me të njëjtin emër. “Goca e Kaçanikut” ka 53 vjet që është shkruar dhe premiera e saj u vu në skenë më 1979 në Tiranë. Opera tanimë u shfaq në para-provë për audiencat e reja me programin “Arti në shkolla”, e mbrëmë para premierës me mua ishin të rinjtë me energji të pandalshme nga shtatë shkollat e mesme të muzikës së Kosovës, shkolla “Don Bosko”, Fakulteti i Arteve (UP), Fakulteti i Arteve (UHZ), UBT dhe AAB dhe Universiteti i Tetovës. U ftoj të gjithëve që ta ndiqni. I uroj shumë sukses të gjithë ekipit”, ka shkruar Kurti./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

PriFest: Mirë se vjen në shtëpi “DUA”

PriFest: Mirë se vjen në shtëpi “DUA”

Kurti ndan çmimin për filmin më të mirë në garën kombëtare të DokuFEST-it

Kurti ndan çmimin për filmin më të mirë në garën kombëtare të DokuFEST-it

Nis “Green Fest” në Mitrovicë, merr pjesë U.d. Presidentja Haxhiu

Nis “Green Fest” në Mitrovicë, merr pjesë U.d. Presidentja Haxhiu

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, ndan 100 mijë euro për DokuFest-in

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, ndan 100 mijë euro për DokuFest-in

Hetimi i rasteve të spiunazhit – të gjitha të ndërlidhura me BIA-n serbe

Hetimi i rasteve të spiunazhit – të gjitha të ndërlidhura me BIA-n serbe

Aleanca të dielën mbajti aksion para Qeverisë

Aleanca të dielën mbajti aksion para Qeverisë

Mesazhi i dyshimtë që erdhi në “Viber”– çka synohej përmes tij?

Mesazhi i dyshimtë që erdhi në “Viber”– çka synohej përmes tij?

Mbeturinat vëllimore në Prishtinë – mbi 50 persona të gjobitur për hedhje të paligjshme

Mbeturinat vëllimore në Prishtinë – mbi 50 persona të gjobitur për hedhje të paligjshme

Banorët e Kollës prej katër ditësh përballen me zjarret

Banorët e Kollës prej katër ditësh përballen me zjarret

PDK kërkon që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet të hënën

PDK kërkon që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet të hënën

Gjilani triumfon ndaj Llapit

Gjilani triumfon ndaj Llapit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën