Çdo ditë i bën 20 kilometra për të mbajtur orën mësimore.
Rinesa Asllani është njëra nga mësimdhënëset e shkollës “Kadri Bistrica” në Leposaviq e cila udhëton nga Mitrovica për në fshatin Bistricë.
E në klasë atë e presin dy nxënësit e saj.
Për këtë mësuese, puna më një numër kaq të ulët të nxënësve ka anët pozitive por edhe sfidat e saj.
“E mirë është se kam kohë për çdo aktivitet dhe sa herë duhet të shpjegoi më përsërit disa here dhe mirë është që jam në hap me planin por mangësitë është se kur ke vetëm dy nxënës në klasë është se shumica e aktiviteteve kanë nevojë për më shumë nxënës në klasë dhe është problem se pastaj fëmijët e kanë problem më u shoqëruar se janë vetëm dy fëmije”, thotë Rinesa Asllani-mësuese.
E më sfiduese bëhet atëherë kur njëri nxënës mungon.
“Kur mungon një nxënës në klasë atëherë mbetet vetëm një dhe normalisht që është mësu me shokun e bankës dhe i vjen edhe ma vështirë edhe me dëgju dhe me mësu se ndjenë mungesën e shokut të bankës”, shprehet mësuesja.
Në këtë shkollë mësojnë 14 nxënës nga fshatrat, Bistricë, Kushtovë e Cerajë.
Madje sipas drejtoreshës së shkollës, në pesë vitet e fundit ka pasur rënie të dukshme të numrit të nxënësve gjë e bënë më të vështirë mbajtjen e orës mësimore.
Mungon gjatë orës mësimore puna në grupe, apo grupe dyshet këto duhet me qenë i përgatitu edhe jashtë planit që e kemi për shkak që nxënësin mos më lënë më u ndjeh mungesën e një bashkëpunimi me një shkokë tjetër, shpeshherë ndodhë që ndonjë aktivitet që duhet të jenë vetëm nënësat na duhet të marrim pjesë edhe ne mësishmënësat në mënyrë që më iu kriju një lehtësim në mësimnxënësinen.
Në shkollën”Kadri Bistrica” zhvillohet mësimi nga klasa e parë deri në të nëntën, por klasa e dytë dhe e nëntë tani ka mbetur pa nxënës.



