TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Cigaret elektronike të ndaluara në Evropë, në Kosovë shiten pa kontroll

Derisa në Evropë është ndaluar përdorimi i cigareve elektronike, në Kosovë ato vazhdojnë të shiten pa ndonjë kontroll. Edhe më shqetësuese është se ato po përdoren nga nxënësit në shkolla. Kjo kronikë sjell detaje nga kjo dukuri negative e përhapur në vendin tonë.

nga Albiona Hajdari
20 Nëntor, 2023
0
A A
Cigaret elektronike të ndaluara në Evropë, në Kosovë shiten pa kontroll

Gjenden lehtë në raftet e çdo kioske.

Edhe blerja e tyre në shumë raste bëhet pa dallim moshe.

Nga këto produkte me shije ekzotike, tash e një kohë po shënjestrohen të rinjtë.

“Është shumë problematike përdorimi i cigareve elektronike të cilat janë duke u shitur pa kurrfarë kontrolli dhe janë duke promovuar me qëllimin e vetëm që t’i targetojnë apo t’i shënjestrojnë të rinjtë duke i reklamuar ato produkte me shije të ndryshme ekzotike të cilat e maskojnë shijen e vërtetë të këtyre produkteve dhe veprimin e vërtetë të dëmshëm që kanë këto produkte”, thotë Shkumbin Spahia nga Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim.

Sipas kësaj qendre, cigaret elektronike po përdoren nga nxënësit në shkolla.

“Nga monitorimet tona që i kemi pasur të shkurtra është vërejtur se konsumimin e cigareve elektronike është duke u bërë edhe nga nxënësit të cilët gjenden në shkollat fillore, e lëre më në ato të mesme”, tha Spahia.

Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori i shkollës ‘’Emin Duraku’’ në Prishtinë, Visar Mani.

“Kemi informata se fëmijët po konsumojnë cigare elektrike të cilat janë bukur të dëmshme për shëndetin, por në mënyrë direkte që t’i zëmë dikujt në trup apo në çantë nuk kemi hasë, por informatat janë që mund t’i përdorin edhe jashtë orarit mësimor. Kemi bërë takime grupore edhe me prindër të fëmijëve të cilët kemi pasë dyshime të caktuara, por megjithatë ne i kemi në monitorim”, tha Duraku.

Mirëpo në shkollat tjera, ka raste kur mësuesit u kanë zënë cigare elektronike nxënësve të tyre.

Për këtë dukuri, prindërit janë të shqetësuar.

“Fatkeqësisht kjo është t’u na ndodhë edhe në shkolla, edhe kudo nëpër ambiente. Fëmijët tanë janë duke i pi dhe ka ankesa të shumta. Megjithatë vetëdijesimi i nxënësve është i obliguar; me i vetëdijesu ose me mbajtë trajnime profesorat nxënësit që nuk duhet cigaren elektronike me përdorë se është me të njëjtin problem si me cigaret normale”, tha nënkryetari i Këshillit të Prindërve, Visar Islami.

Por sa është i dëmshëm për fëmijët konsumimi i këtyre cigareve?

“Përveçse ndikon në zhvillimin e sistemit nervor qendror, nikotina ndikon në përgjithësi edhe në enët e gjakut në organizëm, po edhe në sistemin respirator”, thotë drejtori i Pulmologjisë, Musa Hoxha.

Për këtë shkak, në shtetet në Evropë, përdorimi i cigares elektronike është i ndaluar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu: Opozita po vazhdon me qasje destruktive dhe bllokuese

Haxhiu: Opozita po vazhdon me qasje destruktive dhe bllokuese

Kadrijaj: Nuk e kemi obligim ne opozita që t’i sigurojmë vota VV-së

Kadrijaj: Nuk e kemi obligim ne opozita që t’i sigurojmë vota VV-së

Lekaj: Ka pasur arrestime për ndërhyrje në procesin e votimit

Lekaj: Ka pasur arrestime për ndërhyrje në procesin e votimit

Peci: S’kam thënë se Osmani ofron ftesa koti, është nxjerrë jashtë kontekstit

Peci: S’kam thënë se Osmani ofron ftesa koti, është nxjerrë jashtë kontekstit

Pjesëmarrja në zgjedhjet në Shqipëri deri në mesditë

Pjesëmarrja në zgjedhjet në Shqipëri deri në mesditë

Përplasje mes komisionerëve në Lushnjë, ndërhyn policia

Përplasje mes komisionerëve në Lushnjë, ndërhyn policia

Haxhiu: Opozita po vazhdon me qasje destruktive dhe bllokuese

Haxhiu: Opozita po vazhdon me qasje destruktive dhe bllokuese

Zelensky mirëpret propozimin rus, thotë se armëpushimi duhet të vijë para negociatave

Zelensky mirëpret propozimin rus, thotë se armëpushimi duhet të vijë para negociatave

Kadrijaj: Nuk e kemi obligim ne opozita që t’i sigurojmë vota VV-së

Kadrijaj: Nuk e kemi obligim ne opozita që t’i sigurojmë vota VV-së

Real Madridi i frikësohet Arabisë Saudite për Viniciusin

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i paguar në klub me kontratën e re

Bostoni arrin fitoren e dytë ndaj Dallasit

Boston fillon rikthimin, Minnesota në epërsi ndaj GSW

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X