TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rama për “Fadil Vokrrin”: Kritikat janë të pavenda

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Vrasja e 14-vjeçarit, Rama u bën thirrje organeve kompetente ta zbardhin rastin sa më shpejt

Perparim Rama

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka thënë se janë në përgatitje të hapjes së konkursit për ndërtimin e stadiumit të ri në Bërnicë, që do të jetë i kategorisë së katërt dhe do t’i plotësojë të gjitha standardet dhe kushtet e nevojshme për organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

Për ndërtimin e këtij stadiumi që do të jetë në fshatin olimpik, Rama pret edhe përkrahje nga niveli qendror.

Rama ka folur edhe për kritikat rreth gjendjes së stadiumit “Fadil Vokrri”, për të cilën thonë se është nën menaxhim të Federatës së Futbollit të Kosovës. E shkaku i numrit të madh të ndeshjeve që zhvillohen aty, thotë se ka bërë që të kemi një situatë të tillë me terrenin sportiv.

“Fusha e futbollit mbikëqyret nga Federata e Futbollit të Kosovës, pra është në menaxhim të tyre, mirëpo e dimë të gjithë që gjendja e stadiumit është në gjendje shumë e keqe për arsye se çdo ndeshje ndërkombëtare jo vetëm e Kosovës por edhe të skuadrave që kanë lojëra ndërkombëtare i luajnë aty, pra është e stërngarkuar, prandaj po them se për këtë arsye ne kemi punuar në terma të referencave për një konkurs ndërkombëtar për stadiumin e ri të futbollit në Bërnicë, e cila ka me qenë pjesë e fshatit olimpik ku ne jemi duke bërë projekte tjera për arenën multifunksionale, për pishinën olimpike etj.”, thotë Rama për EO.

E sa i përket gjendjes së tapetit të “Fadil Vokrrit”, Rama së bashku me FFK-në e kanë menduar rikthimin e tapetit të gjelbër në atë hibrid. Kjo sipas tij do të arrihet brenda dy muajve.

“Normal që stadiumit i duhet një fushë e re dhe të jetë ndoshta edhe hibride jo çfarë është sot dhe kam bërë pyetje edhe presidentit Agim Ademi, më ka treguar që për një periudhë dy mujore ata do të investojnë dhe do ta transformojnë këtë fushën ekzistuese në një fushë hibride, e cila do të jetë shumë më funksionale dhe më e fortë se sa kjo aktuale që funksionalizohet për një periudhë kohore derisa ne ta ndërtojmë stadiumin e ri në Bërnicë”, u shpreh Rama, teksa thotë se kritikat e adresuara tek ta, janë të pavenda.

“Ne nuk e kemi nën menaxhim fushën, mirëpo po them se duhet tash kur të fajësojmë dikënd me pas parasysh arsyen pse ka ndodh dhe neve na duhet një numër i madh i stadiumeve të reja. Duhet investime të mëdhaja në gjithë Kosovën, në infrastrukturën sportive dhe këtu duhet edhe një ndihmë e madhe edhe e nivelit qendror dhe FFK-së”, thotë tutje Rama.

Ndërsa i pyetur se a pret përkrahje nga niveli qendror, Rama ka një përgjigje epike.

“Po shpresoj se po, sepse këto (stadiume) nuk janë të miat personale, janë të Kryeqytetit, pra duhet të punojmë së bashku që t’i ndërtojmë së bashku”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia, FSK, KFOR-i dhe EULEX-i bashkohen në ushtrimin “Shpata e Artë”

Policia, FSK, KFOR-i dhe EULEX-i bashkohen në ushtrimin “Shpata e Artë”

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Therja e djeshme në Drenas ndodhi pas një mosmarrëveshjeje në trafik

FSK dhe partnerët amerikanë realizojnë “Vrapin e Rreshter Majorit” në Gërmi për 250-vjetorin e SHBA-së

FSK dhe partnerët amerikanë realizojnë “Vrapin e Rreshter Majorit” në Gërmi për 250-vjetorin e SHBA-së

Aksident i rëndë afër pikës kufitare në Vërmicë, lëndohen tetë persona

Kurti paralajmëron shtimin e disa shërbimeve të reja në E-Kosova

Kurti uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë: Parimet e 1776-ës mbeten themel i lirisë moderne

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkim të presidentit Begaj

Begaj uron Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 250-vjetorin e Pavarësisë

Zhduket një femër në Pejë

Zhduket një person në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën