Një veturë është djegur të hënën mbrëma në Leposaviq.
Rastin për teve1.info e ka konfirmuar, zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.
“Po është djegur një veturë në një pjesë të saj, motori. Dëmi është diku 200-250 euro”, ka deklaruar ai.
Ndryshe në media është raportuar se vetura e djegur është e nënkryetares së Leposaviqit, Dragana Miletiq.