TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shkupi aplikon sistemin Amber Alert për gjetjen e fëmijëve të zhdukur

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Shkupi aplikon sistemin Amber Alert për gjetjen e fëmijëve të zhdukur

Me iniciativë të organizatës “Gazetarët për të drejtat e njeriut”, nga muaji dhjetor fillon zbatimi i sistemit alarmues Amber Alert – Më gjej, për gjetjen e shpejtë të fëmijëve të zhdukur.

Sistemi për paralajmërim të hershëm të fëmijëve të humbur, shihet si shpresë edhe për fëmijët që tashmë një kohë të gjatë janë të zhdukur, duke i njoftuar qytetarët përmes më shumë mjeteve, si elektronike, ashtu edhe institucionale.

“Do të përfshihen shumë institucione, si bankat: fotografia e një fëmije të humbur do të shfaqet në bankomat kur doni të tërhiqni para, kompanitë e taksive, transporti publik i qytetit, operatorët celularë, në recepsionin e hotelit do të jetë foto e personit të zhdukur… Fillimisht do të përfshihen vetëm fëmijët dhe më pas të rriturit, për të cilët Ministria e Punëve të Brendshme i ka cilësuar si të zhdukur”, bën të ditur për Radion Evropa e Lirë, Natasha Dokovska, nga organizata “Gazetarët për të drejtat e njeriut”.

Tashmë është në funksion dhe ueb-faqja në internet “Më gjej”.

Në ueb faqen Më gjejpa pagesë mund të krijohet profil për fëmijët e zhdukur, por vetëm pasi rasti të jetë paraqitur në organet e policisë maqedonase.

Kjo iniciativë është mbështetur nga dikasteri i policisë, ndërkohë pritet të bëhet pjesë e sistemit Ambert Alert-Më gjej Maqedoni, dikasteri i Punës dhe Politikës Sociale si dhe ai i Shëndetësisë dhe Arsimit.

Në bazë të të dhënave zyrtare në këtë vend nga viti 2020 deri më 27 tetor të vitit 2023, janë zhdukur 74 fëmijë të mitur, 65 prej të cilëve janë gjetur, përderisa nëntë prej tyre vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Në mesin e fëmijëve të zhdukur është dhe Petar Xhobeski 10-vjeçar nga fshati Vrpsko nga Mariova, i cili ka humbur gjurmë më 25 shkurt të këtij viti.

Petari, i cili është fëmijë me nevoja të veçanta, takimin e fundit me prindërit e ka pasur derisa po kontrollonte bletët në kodrinën pranë fshatit.
Fotografia e Petarit gjendet në ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme në mesin e personave të zhdukur.

“Deri në këtë moment personi në fjalë nuk është gjetur. Për të vazhdojnë kërkimet”, kanë thënë nga dikasteri i policisë.

Prindërit thonë se çdo ndihmesë për t’i gjetur fëmijët, është shumë e rëndësishme pasi në shumë raste fëmijët humbin jo vetëm nga dashakëqijtë, por dhe një neglizhencë e vogël ose kurioziteti i fëmijëve për të eksploruar rrethin.

“Gjatë pushimeve verore më ndodhi që në plazh të mos mund ta gjej djalin. Ata pak minuta mua m’u dukën si një përjetësi”, thotë Angela Jovanovska.

Nga ana tjetër, Hanife Emini nga lagja Gazibabë e Shkupit, thotë se vajza e saj 8 vjeçe gjatë verës me shoqet është larguar për disa minuta deri në parkun përballë lagjes. Një orë kërkimi për të mbetet një dhembje e përjetshme.

Amber Alert u krijua në vitin 1996 në SHBA, pas humbjes së një vajze 9-vjeçare, Amber Hagerman, e cila u rrëmbye dhe më pas u gjet e vrarë në Teksas.

Humbja e 9-vjeçares Amber zgjoi shoqërinë, institucionet dhe ligjvënësit amerikanë, të cilët së bashku vendosën të krijonin një sinjal emergjence njoftimi, sa herë që një fëmijë i zhdukur mendohet të jetë në rrezik për jetën ose të shfrytëzohet.

Ky sistem zbatohet dhe në shumë vende të Evropës, si Belgjika, Franca gjermania, Greqia, Malta, Irlanda Polonia, Bullgaria, Italia, Holanda.

Tani sistemi Amber Alert është vendosur edhe në Shqipëri, Kroaci, Serbi, ndërkohë ka iniciativë të vihet në funksion edhe në Bosnjë e Hercegovinë.

Nga organizata joqeveritare “Gazetarët për të drejtat e njeriut” theksojnë se është më se i rëndësishëm funksionimi i sistemit Amber Alert në të gjitha vendet fqinje, pasi në këtë mënyrë më së lehti kontrollohet rrjedha e informacioneve që ndërlidhet me fëmijët e zhdukur.

Tags: Amber Alertmë gjejShkup
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shqipëria bllokon 25 ton misër me aflatoksinë që vinte nga Serbia

Shqipëria bllokon 25 ton misër me aflatoksinë që vinte nga Serbia

Festa e Kurban Bajramit, Rama uron besimtarët myslimanë

​Rama: Mbi 1 miliard euro për shëndetësinë

Rusia sulmon infrastrukturën e energjisë të Ukrainës

Rusia sulmon infrastrukturën e energjisë të Ukrainës

Ukraina thotë se mbi 1.400 afrikanë nga dhjetëra vende po luftojnë për Rusinë

Ukraina thotë se mbi 1.400 afrikanë nga dhjetëra vende po luftojnë për Rusinë

Fitore tjetër për KB Policia e Kosovës

Fitore tjetër për KB Policia e Kosovës

Çeku: Partitë e vjetra u bashkuan për interesa të tyre, jo për Prishtinën

Çeku: Partitë e vjetra u bashkuan për interesa të tyre, jo për Prishtinën

Xhaka dhe Sunderlandi befasojnë edhe Arsenalin

Xhaka dhe Sunderlandi befasojnë edhe Arsenalin

Faton Peci: Mitrovica është zemra e Kosovës, nuk thyhet

Faton Peci: Mitrovica është zemra e Kosovës, nuk thyhet

Tahiri nga “Minatori”: Të dielën, Mitrovica e nis një kapitull të ri

Tahiri nga “Minatori”: Të dielën, Mitrovica e nis një kapitull të ri

Smajljaj: S’është e domosdoshme që Mitrovica e Jugut të drejtohet nga VV-ja për t’i ruajtur arritjet në veri

Smajljaj: S’është e domosdoshme që Mitrovica e Jugut të drejtohet nga VV-ja për t’i ruajtur arritjet në veri

Pozhari: Fati i Çekut, që ka përballë Ramën – me Ismailin do të ishte më i rrezikuar

Pozhari: Fati i Çekut, që ka përballë Ramën – me Ismailin do të ishte më i rrezikuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën