Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në qendër të Krakovit, në Poloni.
Sulmuesi ka hyrë me veturë në sheshin kryesor të qytetit dhe më pas ka hapur zjarr ndaj kalimtarëve.
Policia ka ndërhyrë duke e plagosur dhe arrestuar të dyshuarin. Gjatë operacionit janë plagosur edhe dy zyrtarë policorë.
Policia ka konfirmuar se i dyshuari është shtetas polak, ndërsa ka mohuar raportimet se një zyrtar policor ka humbur jetën dhe se po kërkohet një sulmues i dytë.
Sipas mediave polake, i dyshuari është 25-vjeçar. Në momentin e sulmit, ai mbante veshur uniformë kamuflazhi dhe ishte i armatosur me një pushkë të tipit AR-15.
Ai ndodhet në gjendje kritike, ndërsa mjekët po e operojnë, raporton “Polish Onet”.
Zëdhënësja e policisë rajonale, Katarzyna Cislo, ka konfirmuar për Onet se i dyshuari nuk kishte dokumente identifikimi me vete dhe se identiteti i tij u përcaktua përmes hetimeve operative të policisë.
Në një njoftim në rrjetin social X, policia ka bërë të ditur se i dyshuari është autori i vetëm i njohur i sulmit dhe se ndodhet nën mbikëqyrjen e autoriteteve.
Presidenti polak, Karol Nawrocki, ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe mbështetje për të plagosurit.
Ndërkaq, kryeministri Donald Tusk ka deklaruar se policia po heton motivet dhe të gjitha rrethanat e sulmit.
🇵🇱 The cop was shot by the terrorist and collapsed on his knees after neutralizing him.
He held out with all his strength until it was over and collapsed.
You can see him in next videos being medically treated, a wound below his chest.
https://t.co/ClbYEIxJfM— Lord Bebo (@MyLordBebo) November 7, 2026









