TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kërleshi: Greva e minatorëve nuk është politike, nuk është kundër ministrive e as Qeverisë

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Kërleshi: Greva e minatorëve nuk është politike, nuk është kundër ministrive e as Qeverisë

Tash e katër ditë minatorët e “Trepçës” po vazhdojnë të jenë në grevë nën 800 metra thellësi.

Nënkryetari i Sindikatës së minatorëve të Trepçës, Destan Kërleshi, ka bërë të ditur se gjendja shëndetësore e tyre është e rëndë.

Sipas tij, kjo grevë nuk është politike, dhe nuk është kundër ministrive e as Qeverisë.

“Greva nuk është politike, as nuk është kundër ministrive a as Qeverisë. Kjo grevë është për çështje elementare, siç është paga, sigurimi shëndetësor të cilat për shkak të keqmenxhimit, po kërkojnë që shefin ta shkarkojnë”, tha ai.

Kërleshi, tha se deri në pasditen e sotme janë transportuar gjashtë minatorë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, derisa 43 të tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Gjendja e minatorëve është shumë e rëndë, në këto momente gjashtë minatorë janë transportuar në Emergjencë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, kurse 43 të tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Një numër i tyre është dërguar pa vetëdije dhe pas trajtimit mjekësor edhe pse është dashur të pushojnë ata prapë janë kthyer në grevë dhe kanë qëndruar aty me kolegë”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ai tha se shumica e minatorëve e kanë refuzuar ushqimin edhe pse janë ndihmuar nga donatorë për furnizimin me pije dhe ushqim.

“Një pjesë e tyre edhe pse bordi mbikëqyrës iu ka ofruar ose pije ose ushqim, nuk kanë pranuar. Pra, shumica e tyre e kanë refuzuar edhe ushqimin. Kemi mosha të ndryshme që janë në grevë. Kemi edhe 65-vjeçar që po qëndrojnë aty. Janë të gjitha moshat e përfshira, pa dallim janë bashkë”, deklaroi ai.

Kërleshi, ka bërë thirrje që liderët e qeverisë t’i vizitojnë minatorët dhe të bisedojnë direkt për kërkesat e tyre.

“I kisha bërë lutje qeverisë që të vijë t’i vizitojë dhe të arrijmë një marrëveshje deri te plotësimi i kërkesave të tyre, sepse ndryshe është duke u renduar çdo moment e më shumë”, shtoi ai.

Ai tha se përkundër kësaj minatorët e “Trepçës”, do të vazhdojnë grevën.

Kërleshi, ka përsëritur kërkesat e minatorëve të cilat janë realizimi i pagave me kohë, shkarkimi i menaxhmentit si dhe sigurim shëndetësor./teve1.info/

Tags: Destan Kërleshigreva e minatorëveminiera e Trepçës
ShareTweet

Postime të ngjashme

Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit

Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit

Sveçla pret në takim Komisionerin e OSBE-së për Minoritetet, Christophe Kamp

Sveçla pret në takim Komisionerin e OSBE-së për Minoritetet, Christophe Kamp

​Komisioni për Buxhet miraton disa marrëveshje ndërkombëtare dhe buxhetin për Zubin Potokun

​Komisioni për Buxhet miraton disa marrëveshje ndërkombëtare dhe buxhetin për Zubin Potokun

Shtyhet afati për rekrutimin e kadetëve të rinj, data e fundit 24 qershor

Sot dita e fundit e konkursit për rekrutimin e ushtarëve të rinj në FSK

NASA planifikon të ndërtojë bazë në Hënë në vend të stacionit në orbitë!

NASA planifikon të ndërtojë bazë në Hënë në vend të stacionit në orbitë!

Gjermania thotë se Rusia po ndihmon Iranin të identifikojë objektivat e sulmit

Gjermania thotë se Rusia po ndihmon Iranin të identifikojë objektivat e sulmit

​Komisioni për Buxhet miraton disa marrëveshje ndërkombëtare dhe buxhetin për Zubin Potokun

​Komisioni për Buxhet miraton disa marrëveshje ndërkombëtare dhe buxhetin për Zubin Potokun

Shtyhet afati për rekrutimin e kadetëve të rinj, data e fundit 24 qershor

Sot dita e fundit e konkursit për rekrutimin e ushtarëve të rinj në FSK

Nagavci mirëpret masën e përkohshme të Kushtetueses ndaj dekretit të Osmanit

​Nagavci: Zgjedhjet e reja janë të panevojshme dhe nuk sjellin rezultat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën