Futbollisti Florent Hadergjonaj është larguar nga Kasimpasa pas tre viteve qëndrim në Stamboll. Mbrojtësi kosovar mbeti i lirë në fund të sezonit dhe deri tani ka pritur për ofertat që kanë ardhur në drejtim të tij.
Përkundër se kishte oferta të rëndësishme nga Panathinaikos, AEK e Olympiacos, Hadergjonaj ka vendosur të mbetet në Turqi.
29-vjeçari do të mbetet pjesë e Superligës së Turqisë, por jo te Kasimpasa, por të një skuadër më e vogël në shtetin turk.
Mbrojtësi dardan karrierën do ta vazhdoj te Alanyaspor ku tashmë është prezantuar edhe zyrtarisht. Hadergjonaj ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin turk.
🤝 Hoş geldin Florent Hadergjonaj! pic.twitter.com/XPSMgBa6w0
— Corendon Alanyaspor 🌊☀️ (@Alanyaspor) August 7, 2023








