TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Theri me thikë dy adoleshente, burg të përjetshëm për agresorin në Gjermani

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Theri me thikë dy adoleshente, burg të përjetshëm për agresorin në Gjermani

Një gjykatë në Gjermaninë jugore ka dënuar me burgim të përjetshëm një azilkërkues nga Eritrea, pasi theri me thikë dy vajza adoleshente, njërën prej tyre për vdekje.

27-vjeçari, i identifikuar vetëm si Okba B, sulmoi vajzat në qytetin e Illerkirchberg në dhjetor. 14-vjeçarja, e quajtur Ece, vdiq nga 23 plagë me thikë dhe shoqja e saj 13 vjeç u plagos rëndë.

Prokurorët thanë se ai i sulmoi ato pasi e panë me thikë, të cilën ai synonte ta përdorte në një zyrë lokale imigracioni. Ata thanë se ai ishte i zemëruar për dështimin e zyrtarëve për t’i dhënë atij një pasaportë, e cila i nevojitej për t’u martuar në Etiopi, shkruan BBC.

Gjykata krimin e tij e konsideroi si “veçanërisht të rëndë”, që do të thotë se ka shumë pak gjasa që ai të lirohet para kohe pas vuajtjes së 15 viteve në burg.

Eritreasi kishte mbërritur në Gjermani në vitin 2015, gjatë një fluksi jashtëzakonisht të madh azilkërkuesish, shumë prej tyre refugjatë që ikin nga lufta dhe persekutimi.Gjykata në Ulm konstatoi se para nëntorit të kaluar ai ishte integruar normalisht në shoqërinë gjermane, me një punë, njohuri të gjermanishtes dhe një personalitet të qetë.

Okba B i tha gjykatës se ishte penduar për veprimin e tij dhe u kërkoi falje familjarëve të viktimave. Ky rast shkaktoi shumë zemërim në Gjermani, por familjet e vajzave thanë se nuk dëshironin që ai të shfrytëzohej politikisht nga grupet kundër imigracionit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Për Zvërnecin në Tiranë – Revolta që po sfidon qeverinë Rama sot në ditën e 20

Për Zvërnecin në Tiranë – Revolta që po sfidon qeverinë Rama sot në ditën e 20

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos

Tre të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë, një ditë pas goditjes masive ukrainase ndaj Moskës

Tre të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë, një ditë pas goditjes masive ukrainase ndaj Moskës

Të paktën 47 të vrarë teksa Izraeli vazhdon sulmet në Liban pavarësisht marrëveshjes SHBA-Iran

Të paktën 47 të vrarë teksa Izraeli vazhdon sulmet në Liban pavarësisht marrëveshjes SHBA-Iran

Rezultat historik për volejbollistet e Kosovës

Rezultat historik për volejbollistet e Kosovës

Muriqi i premton gola Fenerbahçes

Muriqi i premton gola Fenerbahçes

Irani ankohet në FIFA

Irani ankohet në FIFA

SHBA dhe Australia kërkojnë fitoren e dytë

SHBA dhe Australia kërkojnë fitoren e dytë

Për Zvërnecin në Tiranë – Revolta që po sfidon qeverinë Rama sot në ditën e 20

Për Zvërnecin në Tiranë – Revolta që po sfidon qeverinë Rama sot në ditën e 20

Podujeva përkujton ditën e çlirimit dhe të rënët për liri

Podujeva përkujton ditën e çlirimit dhe të rënët për liri

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën