TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Theri me thikë dy adoleshente, burg të përjetshëm për agresorin në Gjermani

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Theri me thikë dy adoleshente, burg të përjetshëm për agresorin në Gjermani

Një gjykatë në Gjermaninë jugore ka dënuar me burgim të përjetshëm një azilkërkues nga Eritrea, pasi theri me thikë dy vajza adoleshente, njërën prej tyre për vdekje.

27-vjeçari, i identifikuar vetëm si Okba B, sulmoi vajzat në qytetin e Illerkirchberg në dhjetor. 14-vjeçarja, e quajtur Ece, vdiq nga 23 plagë me thikë dhe shoqja e saj 13 vjeç u plagos rëndë.

Prokurorët thanë se ai i sulmoi ato pasi e panë me thikë, të cilën ai synonte ta përdorte në një zyrë lokale imigracioni. Ata thanë se ai ishte i zemëruar për dështimin e zyrtarëve për t’i dhënë atij një pasaportë, e cila i nevojitej për t’u martuar në Etiopi, shkruan BBC.

Gjykata krimin e tij e konsideroi si “veçanërisht të rëndë”, që do të thotë se ka shumë pak gjasa që ai të lirohet para kohe pas vuajtjes së 15 viteve në burg.

Eritreasi kishte mbërritur në Gjermani në vitin 2015, gjatë një fluksi jashtëzakonisht të madh azilkërkuesish, shumë prej tyre refugjatë që ikin nga lufta dhe persekutimi.Gjykata në Ulm konstatoi se para nëntorit të kaluar ai ishte integruar normalisht në shoqërinë gjermane, me një punë, njohuri të gjermanishtes dhe një personalitet të qetë.

Okba B i tha gjykatës se ishte penduar për veprimin e tij dhe u kërkoi falje familjarëve të viktimave. Ky rast shkaktoi shumë zemërim në Gjermani, por familjet e vajzave thanë se nuk dëshironin që ai të shfrytëzohej politikisht nga grupet kundër imigracionit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përshkallëzohet protesta në Tiranë: Policët goditen me fishekzjarrë

Përshkallëzohet protesta në Tiranë: Policët goditen me fishekzjarrë

​Protestat në Francë, policia përdor gaz lotsjellës në disa qytete

​Protestat në Francë, policia përdor gaz lotsjellës në disa qytete

Protesta në Tiranë, tetë të lënduar, mes tyre një deputet dhe katër protestues

Protesta në Tiranë, tetë të lënduar, mes tyre një deputet dhe katër protestues

Protesta del jashtë kontrollit, protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë

Protesta del jashtë kontrollit, protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë

Mashtrimi përmes “Call Center”, të dyshuarit përfundojnë në paraburgim për një muaj

Mashtrimi përmes “Call Center”, të dyshuarit përfundojnë në paraburgim për një muaj

Kurti për shqiptarët e Luginës: Ata kanë të drejtë ta ndërtojnë jetën në vendlindje

Kurti për shqiptarët e Luginës: Ata kanë të drejtë ta ndërtojnë jetën në vendlindje

Përshkallëzohet protesta në Tiranë: Policët goditen me fishekzjarrë

Përshkallëzohet protesta në Tiranë: Policët goditen me fishekzjarrë

Edhe LDK e refuzon takimin e nesërm konsultativ me Albulena Haxhiun

Albulena Haxhiu u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të marrin pjesë në zgjedhje

Arsenali barazohet me pikë me Cityn, mposht Evertonin

Arsenali barazohet me pikë me Cityn, mposht Evertonin

Bayerni konfirmon gjendjen e trajnerit Kompany

Bayerni konfirmon gjendjen e trajnerit Kompany

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Dy persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë pas të shtënave në një aheng në Batllavë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën