TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Të shtëna masive në ShBA: Dy të vrarë, 28 të lënduar, tre në gjendje kritike

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Të shtëna masive në ShBA: Dy të vrarë, 28 të lënduar, tre në gjendje kritike

Dy persona u vranë dhe 28 të tjerë u plagosën në një sulm masiv me armë në Baltimore të SHBA-së, bënë të ditur autoritetet policore. Të gjithë viktimat ishin të rritur.

Agjencia e lajmeve AP raporton se tre persona janë në gjendje kritike, pas sulmit të bërë në mëngjesin e 2 korrikut.

Komisionari në detyrë i Departamentit të Policisë në Baltimore, Richard Worley, konfirmoi numrin e të vdekurve dhe të plagosurve gjatë një konference për media në vendin e ngjarjes.

Një 18-vjeçare dhe një 20-vjeçar janë gjetur të vdekur në vendin ku u krye sulmi, raporton AFP duke cituar një deklaratë të policisë.

Dhjetë persona u dërguan në spitale nga policia dhe 19 të tjerë shkuan vetë, raportoi Fox 45, duke shtuar se një dëshmitar tha se dëgjoi 20 deri në 30 të shtëna me armë.

Të shtënat ndodhën rreth 12:30 të mëngjesit, sipas kohës lokale, në një festë në zonën e Brooklyn Homes të Baltimores Jugore, tha Worley.

“Dua që ata që janë përgjegjës të më dëgjojnë dhe të më dëgjojnë shumë qartë”, tha kryetari i Baltimore, Brandon Scott. “Ne nuk do të ndalemi derisa t’ju gjejmë dhe do t’ju gjejmë. Deri atëherë, shpresoj që çdo frymë që merrni, të mendoni për jetët që keni marrë”.

Siç raporton AP, autoritetet bënë të ditur se ende nuk ka të arrestuar për këto të shtëna. Scott i kërkoi kujtdo që ka informacion t’i ndihmojë hetuesit të gjejnë “frikacakët” që ishin përgjegjës për të shtënat.

Arkivi i Dhunës me Armë (GVA) përkufizon “të shtënat masive” si një incident me armë, në të cilin katër ose më shumë njerëz janë plagosur ose vrarë.

Me më shumë armë zjarri sesa banorë, në SHBA është raportuar për të paktën 44.357 të vrarë nga armët e zjarrit në vitin 2022, përfshirë 24.090 vetëvrasje, sipas GVA-së, shkruan REL.

Sipas FBI-së, në SHBA ka pasur 345 incidente të tilla në periudhën 2000-2020, të cilat kanë rezultuar me mbi 1.000 njerëz të vrarë dhe mbi 1.800 të plagosur.

Sulmi më vdekjeprurës i tillë – në Las Vegas në vitin 2017 – ka lënë më shumë se 50 njerëz të vrarë dhe mbi 500 të plagosur.

Tags: SHBAtë shtëna masiveViktima
ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump: Xi Jinping premtoi se Kina nuk do ta furnizojë me armë Iranin

Trump: Xi Jinping premtoi se Kina nuk do ta furnizojë me armë Iranin

Meta përshëndet votimin e rezolutës për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Meta përshëndet votimin e rezolutës për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Trump fton presidentin kinez për një vizitë në SHBA në shtator

Trump fton presidentin kinez për një vizitë në SHBA në shtator

PS dhe PD bashkojnë votat, miratohet rezoluta për integrimin e Shqipërisë në BE

PS dhe PD bashkojnë votat, miratohet rezoluta për integrimin e Shqipërisë në BE

Zyrtare: Carlo Ancelotti rinovon kontratën me Brazilin deri në vitin 2030

Zyrtare: Carlo Ancelotti rinovon kontratën me Brazilin deri në vitin 2030

Jahmir Hyka dhe Mentor Mazrekaj fillojnë të luajnë futboll të vogël, bëhen pjesë e Shqipërisë

Jahmir Hyka dhe Mentor Mazrekaj fillojnë të luajnë futboll të vogël, bëhen pjesë e Shqipërisë

Trump: Xi Jinping premtoi se Kina nuk do ta furnizojë me armë Iranin

Trump: Xi Jinping premtoi se Kina nuk do ta furnizojë me armë Iranin

Meta përshëndet votimin e rezolutës për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Meta përshëndet votimin e rezolutës për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kampioni i ri i Zvicrës, turpërohet me tetë gola të pësuar

Kampioni i ri i Zvicrës, turpërohet me tetë gola të pësuar

Vitia: Hysni Mehani në gjendje stabile, nesër do t’i bëhen ekzaminime shtesë

FSHF-ja propozon Aleksander Çeferinin për President të UEFA-s

FSHF-ja propozon Aleksander Çeferinin për President të UEFA-s

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën