Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova duhet të pranohet në Këshillin e Evropës, që Kosovës dhe qytetarëve të saj t’i mundësohet pjesëmarrja në mekanizmat evropianë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore.
Ai kështu është shprehur në takimin që ka zhvilluar me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset, me të cilin tha se kanë diskutuar për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
“Është e tejet e rëndësishme që, nëpërmjet pranimit në Këshill, Kosovës t’i mundësohet pjesëmarrje në mekanizmat evropianë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore, si dhe qytetarëve qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriu”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Takimi është zhvilluar në kuadër të punimeve të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC)./teve1.info/







