TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ballkani Perëndimor rruga e dytë më aktive për kalimin e refugjatëve në Europë

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Ballkani Perëndimor rruga e dytë më aktive për kalimin e refugjatëve në Europë

Gjatë periudhës janar-maj, linja e Ballkanit Perëndimor, mbetet rruga e dytë më aktive për kalimin e migrantëve të parregullt në Evropë.

Sipas Raportit të Agjencisë Evropiane të Ruajtjes së Kufijve, Frontex, publikuar të premten mbi 30700 migrantë janë evidentuar në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, në synimin për të kaluar drejt kufijve evropianë.

Sipas Frontex-it të dhënat flasin për një rënie me 25% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Këtë vit, Mesdheu Qendror mbetet rruga më aktive e migrantëve të parregullt ku janë evidentuar më shumë se 50300 raste nga janari në maj. Kjo rrugë përbënte gati gjysmën e hyrjeve të parregullta në Bashkimin Evropian në vitin 2023.

Mbërritjet e migrantëve të parregullt në rrugën e Mesdheut Qendror çuan një rritje prej 12% të të gjitha hyrjeve në Bashkimin Evropian , pasi mbërritjet në të gjitha rrugët e tjera migratore shënuan rënie që varionte nga 6% në Mesdheun Perëndimor deri në 47% në rrugën e Afrikës Perëndimore.

“Rënia në këto rrugë kalimi të migrantëve të parregullt lidhej kryesisht me periudha të gjata kushtesh të këqija atmosferike, gjë që i bënte edhe më të rrezikshme udhëtimet me varkat e palundrueshme. Megjithatë, presioni migrator në rajon mbetet i lartë dhe mund të presim një rritje të aktivitetit të kontrabandistëve në rajon në muajt në vijim “, vlerëson raporti.

Frontex-i tha se më shumë se 2700 oficerë të trupave këmbësore dhe staf janë të përfshirë në operacione të ndryshme që mbështesin shtetet anëtare dhe vendet fqinje në mbrojtjen e kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian dhe luftimin e krimit.

Sipas Frontex-it në pesë muajt e parë të vitit, numri i kalimeve të parregullta në kufijtë e jashtëm të BE-së arriti në 102,000, 12% më shumë se një vit më parë, sipas përllogaritjeve paraprake.

Mesdheu Qendror mbetet rruga kryesore e migrimit në Bashkimin Evropian ku në pesë muajt e parë të këtij viti, numri i evidentimeve është më shumë se dyfishuar (160%) krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 dhe është numri më i lartë i migrantëve të parregullt të regjistruar që nga viti 2017.

Të paktën 79 persona humbën jetën dhe më shumë se 104 u shpëtuan pasi një anije e mbushur me emigrantë, u fundos në brigjet e Greqisë jugore.

Qeveria greke tha se ngjarja përbënte një nga tragjeditë më të rënda me emigrantë në Greqi dhe shpalli tre ditë zie, raporton VOA.

Anija u fundos rreth 80 km në jug-perëndim të Pylos, ndërkohë që sipas rojës bregdetare greke ekuipazhi i anijes së tejmbushur me emigrantë kishte refuzuar ndihmën.

Tags: EvropeFrontexkalimi i refugjatëve
ShareTweet

Postime të ngjashme

Izraeli mbyll pikat e kontrollit në Bregun Perëndimor, mbi 100 mësues pengohen të shkojnë në shkolla

Izraeli mbyll pikat e kontrollit në Bregun Perëndimor, mbi 100 mësues pengohen të shkojnë në shkolla

Irani kushtëzon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit me përmbushjen e angazhimeve nga SHBA-të

Irani kushtëzon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit me përmbushjen e angazhimeve nga SHBA-të

Qindra dronë ukrainas drejt Moskës në ditën e fundit të votimeve, raportohet për dy të vrarë

Qindra dronë ukrainas drejt Moskës në ditën e fundit të votimeve, raportohet për dy të vrarë

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen tre persona

Vritet një person në Sarandë, plagoset edhe një kalimtar

​Atleti nga Kenia ngadhënjeu në maratonën “Prishtina 2026”

​Atleti nga Kenia ngadhënjeu në maratonën “Prishtina 2026”

Kujdesi për flokët në dimër

ChatGPT për iPhone po vjen me funksion të ri

Këto janë të dhënat që nuk duhet t’ia jepni ChatGPT-së

Konjufca dënon sulmin ndaj Gazmend Muhaxherit, fton organet e drejtësisë të ndjekin rastin

Konjufca dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite: Përbëjnë një përshkallëzim të rrezikshëm

​Ecja apo vrapi, cili është më i mirë për shëndetin?

​Ecja apo vrapi, cili është më i mirë për shëndetin?

Meta: Vjosa Osmani meriton mandatin e dytë, Kosova ka nevojë për një lider të fuqishëm

Osmani kujton Ahmet Krasniqin: E vërteta dhe drejtësia janë detyrim ndaj historisë

​Valon flamuri i UÇK-së, Haradinaj ngjitet në majën e Rupës

​Valon flamuri i UÇK-së, Haradinaj ngjitet në majën e Rupës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën