Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me shi. Megjithatë nuk do të mungojë as dielli. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet më të fokusuara do të jenë në relievin malor.
IHMK ka paraparë shkarkime rrufesh në shumë zona, teksa nuk ka përjashtuar mundësitë që në zona të izoluara të bie breshër, si pasojë e ndryshimeve termike dhe barike, raporton teve1.info
Temperaturat minimale pritet të sillen mes 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale mes 22 dhe 25 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë