TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Një dyvjeçare e vdekur e 22 të lënduar në sulmin rus në Dnipro të Ukrainës

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Një dyvjeçare e vdekur e 22 të lënduar në sulmin rus në Dnipro të Ukrainës

Një vajzë dy vjeçare është vrarë dhe 22 të tjerë janë plagosur pas një sulmi të dyshuar ajror rus në një zonë të banuar të qytetit qendror të Ukrainës Dnipro, shkruan BBC.

Trupi i saj u nxor nga rrënojat e një shtëpie në komunitetin Pidhorodnenska gjatë natës, tha guvernatori i rajonit, Serhiy Lysak, si dhe shtoi se pesë nga të plagosurit ishin fëmijë, me tre djem në gjendje të rëndë në spital.

Volodymyr Zelensky ka fajësuar Rusinë për sulmin, por Kremlini ende nuk ka komentuar mbi ngjarjet.

Shpërthime janë dëgjuar edhe mbi kryeqytetin, Kiev, ku sistemet e mbrojtjes ajrore janë vendosur sërish. I gjithë vendi u vendos nën alarmet e sulmeve ajrore më herët.

Zelensky e përshkroi shpërthimin në Dnipro si një sulm të qëllimshëm rus, megjithëse Rusia më parë ka mohuar të ketë shënjestruar civilët gjatë pushtimit të vendit fqinj.

Zjarret shpërthyen pas sulmit të supozuar në një lagje veriore të qytetit, sipas guvernatorit rajonal, i cili tha se 17 nga të plagosurit në shpërthim u dërguan në spital.

Shpërthime janë raportuar edhe në pjesë të tjera të vendit. Të gjitha raketat që synonin qytetin u rrëzuan, shkroi Serhiy Popko në kanalin e mesazheve Telegram.

Zyrtarët në Sumy, në veri, regjistruan 87 shpërthime si rezultat i granatimeve ruse, duke folur për lëndime dhe shkatërrime të infrastrukturës. /teve1.info/

Tags: Lufta ne UkrainesulmeViktima
ShareTweet

Postime të ngjashme

Witkoff pas takimit me Putinin: Dakordohen për një raund të ri bisedimesh trepalëshe

Witkoff pas takimit me Putinin: Dakordohen për një raund të ri bisedimesh trepalëshe

Zelensky kritikon rikthimin e kufizimeve në Starlink për ushtrinë ukrainase

Zelensky kritikon rikthimin e kufizimeve në Starlink për ushtrinë ukrainase

Bordi i Paqes kërkon zbatimin e menjëhershëm të Planit të Paqes pas sulmit izraelit ndaj spitalit në Gaza

Bordi i Paqes kërkon zbatimin e menjëhershëm të Planit të Paqes pas sulmit izraelit ndaj spitalit në Gaza

Lewis Hamilton nga Rafah: Izraeli duhet të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare

Lewis Hamilton nga Rafah: Izraeli duhet të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare

Witkoff pas takimit me Putinin: Dakordohen për një raund të ri bisedimesh trepalëshe

Witkoff pas takimit me Putinin: Dakordohen për një raund të ri bisedimesh trepalëshe

Padia kundër OpenAI për vjedhje të “sekreteve tregtare”

OpenAI raporton humbje të mëdha, pavarësisht rritjes së të ardhurave tremujore

Zelensky kritikon rikthimin e kufizimeve në Starlink për ushtrinë ukrainase

Zelensky kritikon rikthimin e kufizimeve në Starlink për ushtrinë ukrainase

Ndërpriten punimet në një kantier ndërtimi në Prishtinë

Ndërpriten punimet në një kantier ndërtimi në Prishtinë

“Tërë Kosova do të mbetet në terr” –  punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë grevë

“Tërë Kosova do të mbetet në terr” – punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë grevë

Shpërthen municioni gjatë trajnimit në FSK, lëndohet lehtë një pjesëtar – dyshohet se shkak ishte cilësia e municionit

Shpërthen municioni gjatë trajnimit në FSK, lëndohet lehtë një pjesëtar – dyshohet se shkak ishte cilësia e municionit

Kurti takohet për herë të parë me kryeministrin e Hungarisë, Péter Magyar

Kurti takohet për herë të parë me kryeministrin e Hungarisë, Péter Magyar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën