TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

KMDLNj: Ivanoviqi kishte përgjegjësi për ekzekutimin e 49 shqiptarëve gjatë dhe pas luftës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
KMDLNj: Ivanoviqi kishte përgjegjësi për ekzekutimin e 49 shqiptarëve gjatë dhe pas luftës

Përmes një reagimi publik, KMDLNj ka thënë se Ivanoviqi ishte i akuzuar për vrasjen e së paku 39 shqiptarëve të paarmatosur gjatë luftës si dhe 9 shqiptarëve dhe 2 boshnjakëve pas luftës në Kosovë.

“Në bazë të dëshmive nga dëshmitarët që mbijetuan ekzekutimin dhe fakteve tjera të filmuara nga Halit Berani dhe bashkëpunëtorët në Qendrën Rajonale në Mitrovicë, Zyra e KMDLNj –së në Prishtinë e akuzoi Oliver Ivanoviqin për vrasjen e 39 shqiptarëve, që të gjithë civilë të paarmatosur gjatë luftës sikur edhe 9 shqiptarëve dhe 2 boshnjakëve, në shkurt të vitit 2000 në Mitrovicën e Veriut, e ndarë dhe e okupuar nga forcat paraushtarake dhe parapolicore serbe. Kallëzimet penale kundër Oliver Ivanoviqit dhe personave të tjerë nuk ishin trajtuar fillimisht nga UNMIK-u e pastaj as nga EULEX-i, deri në kohën kur këto dyshime u bënë publike”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

KMDLNj ka deklaruar se ishte kundër që një delegacion i Kuvendit të Kosovës të merrte pjesë në varrimin e Oliver Ivanoviqit sikur edhe aktivitetet tjera përcjellëse që e amnistonin dhe glorifikonin figurën e, siç e ka quajtur KMDLNj, një të dyshuari dhe të dënuari për krime lufte e që ishte Oliver Ivanoviq.

“KMDLNj –ë kundërshton fuqishëm adresimin e fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me rastin e 5 vjetorit të vrasjes (të pasqaruar) të të dyshuarit dhe të dënuarit për krime lufte në Kosovë, Oliver Ivanoviq me fjalë që janë në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut, me të drejtat e viktimave për drejtësi dhe të drejtat e familjarëve për drejtësi dhe informata e që është dekurajim për të gjithë ata që angazhohen për drejtësi për viktimat dhe përgjegjësi për ata që kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, pas një gjykimit të drejtë, të paanshëm dhe të pandikueshën politikisht apo mbi ndonjë bazë tjetër”, thuhet në njoftim.

KMDLNj ka deklaruar se e shqetëson fakti se ndaj këtyre deklaratave nuk ka reaguar as presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

“Për KMDLNj –ë është shqetësues fakti se, as presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe as kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nuk kanë reaguar për këtë adresim glorifikues të kryeministrit për Oliver Ivanoviq sikur edhe përpjekjet e disa deputetëve të krijojnë një diskurs arsyetues për këtë adresim i cili nuk ka asnjë bazë ligjore dhe as logjike”, thuhet në njoftim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Presidenti i Maldiveve uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Maldiveve uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Osmani uron myslimanët: Kurban Bajrami është thirrje për reflektim mbi vlerat njerëzore

Osmani uron për muajin e Ramazanit: Më shumë paqe, mirësi e solidaritet

Letër nga OVL-UÇK për Albulena Haxhiun: Nevojiten fonde për mbrojtjen e ish-luftëtarëve në Hagë

OVL-UÇK vlerëson fjalimet e katërshes së UÇK-së, Sopi: Ishte një përballje dinjitoze

Ndalohet një person për ndihmë në dhënie të ryshfetit

Haxhiu kërkon efikasitet dhe koordinim të komisioneve parlamentare

Haxhiu kërkon efikasitet dhe koordinim të komisioneve parlamentare

Me mungesa, por të motivuar te Drita për përballjen ndaj Celjes

Me mungesa, por të motivuar te Drita për përballjen ndaj Celjes

Rama pret në takim nënkryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Nikolla Camaj

Rama pret në takim nënkryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Nikolla Camaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën