TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Evakuime pas shpërthimit të vullkanit në Indonezi

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Evakuime pas shpërthimit të vullkanit në Indonezi

Autoritetet kanë ngritur nivelin e paralajmërimit nga vullkani në nivelin më të lartë, që do të thotë se aktiviteti vullkanik është përshkallëzuar.

Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar, por pothuajse 2.000 persona janë evakuuar nga zona afër vullkanit.

Banorëve u është bërë thirrje që të qëndrojnë të paktën 8 kilometra larg vullkanit, pasi “valë të nxehta” të llavës po vazhdojnë të derdhen nga Semeru.

Ngritja në nivelin katër të rrezikut nënkupton se shtëpitë e banorëve janë në rrezik, tha një zëdhënës i Qendrës së Vullkanologjisë dhe Gjeologjisë së Indonezisë.

Për shkak të shiut dhe hirit vullkanik, nga fshatrat përreth janë evakuuar 1.969 persona, tha Agjencia Kombëtare për Fatkeqësi e Indonezisë. Kjo agjenci tha se të paktën gjashtë fshatra janë prekur.

Pas shpërthimit të vullkanit, Japonia lëshoi paralajmërim për cunami në ishujt e saj në jug.

Vullkani Semeru nisi shpërthimin në orën 02:46, sipas kohës lokale.

Indonezia gjendet në “Unazën e Zjarrit”, ku ndeshen dy pllaka tektonike dhe vendi shpesh përballet me tërmete dhe ka aktivitet të lartë vullkanik.

Semeru – i njohur edhe si Mali i Madh – është vullkani më i lartë në Java, pasi gjendet në 3.676 metra lartësi dhe është një prej vullkaneve më aktiv. Vitin e kaluar ky vullkan shpërtheu, duke lënë të vdekur të paktën 50 persona./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shpërndahen protestuesit, nis pastrimi i rrugëve të Tiranës

Shpërndahen protestuesit, nis pastrimi i rrugëve të Tiranës

Përshkallëzohet protesta në Tiranë, policët goditen me fishekzjarrë

Përshkallëzohet protesta në Tiranë, policët goditen me fishekzjarrë

​Protestat në Francë, policia përdor gaz lotsjellës në disa qytete

​Protestat në Francë, policia përdor gaz lotsjellës në disa qytete

Protesta në Tiranë, tetë të lënduar, mes tyre një deputet dhe katër protestues

Protesta në Tiranë, tetë të lënduar, mes tyre një deputet dhe katër protestues

Shpërndahen protestuesit, nis pastrimi i rrugëve të Tiranës

Shpërndahen protestuesit, nis pastrimi i rrugëve të Tiranës

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal

Presidentja takon mërgatën në Hungari: Kontribuuat në rezistencën paqësore, në UÇK dhe në shtetndërtim

Presidentja takon mërgatën në Hungari: Kontribuuat në rezistencën paqësore, në UÇK dhe në shtetndërtim

Kosova në krizë energjetike sipas Aleancës, paralajmërojnë interpelancë për importin

Kosova në krizë energjetike sipas Aleancës, paralajmërojnë interpelancë për importin

“Let’s Do It Kosova” pastron mbeturinat, por banorët nuk i bashkohen aksionit

“Let’s Do It Kosova” pastron mbeturinat, por banorët nuk i bashkohen aksionit

Nxënësit testohen nga mësimdhënësit, por si bëhet vlerësimi i mësimdhënësve brenda shkollave?

Nxënësit testohen nga mësimdhënësit, por si bëhet vlerësimi i mësimdhënësve brenda shkollave?

Igli Tare përfundon në “radarët” Napolit

Igli Tare përfundon në “radarët” Napolit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën