TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“SHBA-ja ka pak entuziazëm që të angazhohet për Kosovën”

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
“SHBA-ja ka pak entuziazëm që të angazhohet për Kosovën”

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në një takim me disa gazetarë në Prishtinë, ka thënë se SHBA-ja, ka pak entuziazëm për të reaguar ndaj interesave të Kosovës.

“Më duhet të them se në këtë koment, SHBA-ja nuk ka shumë entuziazëm për të reaguar ndaj disa prej interesave të Kosovës, siç është angazhimi me vendet mosnjohëse, apo puna aktive për të avancuar Kosovën në rrugën euroatlantike”, ka shtuar Hovenier.

Sipas tij, ulja e tensioneve e kthen më pas vëmendjen te zbatimi i plotë i Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Derisa ka shtuar se ndjejnë keqardhje që situata ka ardhur deri këtu.

“Ndjejmë shumë keqardhje që situata ka ardhur deri këtu, mirëpo më duhet të jem i sinqertë, kështu është situata. Shpresojmë se kryeministri Kurti do ta marrë këshillën tonë dhe do të marrë menjëherë hapa drejt uljes së tensioneve në veri”, ka theksuar ai.

Kosova dhe Serbia janë dakorduar për këtë Marrëveshje, në shkurt të këtij vitit në Bruksel, ndërsa për aneksin e zbatimit në mars.

Ambasadori amerikan tha se Shtetet e Bashkuara i kanë dy kërkesa për Qeverinë e Kosovës: të mos insistojë që kryetarët të punojnë nga ndërtesat komunale dhe që t’i tërheqë zyrtarët policorë nga tri ndërtesat komunale në veri.

“Ne nuk e kuptojmë pse nuk mund të shfrytëzohen lokacione alternative, apo ndërtesa tjera publike, për kryerje të funksioneve të tyre”, tha Hovenier, duke përmendur shembullin që kryetarët e komunave në veri janë betuar në lokacione alternative.

“Ne besojmë se prezenca e Policisë së Kosovës në ndërtesa, e cila ka hyrë me forcë, është tejet sfiduese, prandaj i kemi kërkuar Qeverisë që ta tërheqë policinë nga këto tri ndërtesa komunale”, tha ai. /REL/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti në takim me Macronin, kërkon mbështetjen e Francës për integrimin e Kosovës në BE

Kurti në takim me Macronin, kërkon mbështetjen e Francës për integrimin e Kosovës në BE

Deputetët e votuan, por kur do të jetësohen sigurimet shëndetësore për qytetarët?

“A ju kujtohen 60 e 200 milionë që ia jepnit bossa-ve” – deputetët përplasen rreth Raportit të Progesit

Kusari-Lila zhvillon takime me përfaqësues të institucioneve ekonomike të Portugalisë, diskutohet thellimi i bashkëpunimit

Kusari-Lila zhvillon takime me përfaqësues të institucioneve ekonomike të Portugalisë, diskutohet thellimi i bashkëpunimit

Të akuzuarit për sulmin në “Iber Lepenc” deklarohen sërish të pafajshëm

U ndryshua përbërja e trupit gjykues, nis rishtazi gjyqi për sulmin e kanalit të Ibër Lepencit

Kurti në takim me Macronin, kërkon mbështetjen e Francës për integrimin e Kosovës në BE

Kurti në takim me Macronin, kërkon mbështetjen e Francës për integrimin e Kosovës në BE

Bebe Rexha arrin sukses të ri me “New Religion”

Bebe Rexha arrin sukses të ri me “New Religion”

Deputetët e votuan, por kur do të jetësohen sigurimet shëndetësore për qytetarët?

“A ju kujtohen 60 e 200 milionë që ia jepnit bossa-ve” – deputetët përplasen rreth Raportit të Progesit

Kusari-Lila zhvillon takime me përfaqësues të institucioneve ekonomike të Portugalisë, diskutohet thellimi i bashkëpunimit

Kusari-Lila zhvillon takime me përfaqësues të institucioneve ekonomike të Portugalisë, diskutohet thellimi i bashkëpunimit

Samiti i NATO-s në Tiranë ende mes pikëpyetjeve. Politico: Shqipëria kërkon ndihmën e Aleancës për të luftuar dezinformimin rus.

Samiti i NATO-s në Tiranë ende mes pikëpyetjeve. Politico: Shqipëria kërkon ndihmën e Aleancës për të luftuar dezinformimin rus.

BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhjeve

​BE-ja finalizon marrëveshjen për buxhetin e vitit 2027

Të akuzuarit për sulmin në “Iber Lepenc” deklarohen sërish të pafajshëm

U ndryshua përbërja e trupit gjykues, nis rishtazi gjyqi për sulmin e kanalit të Ibër Lepencit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën