TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zyrtarë të Listës Serbe dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues dhe vepra të tjera penale

by tëvë1
3 javë ago
4
A A
Lista Serbe nuk e duron himnin e Kosovës, lëshon seancën

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka bërë të ditur se ai dhe disa zyrtarë të tjerë të kësaj partie kanë marrë thirrje, në cilësinë e të dyshuarve, nga Departamenti për Hetimin e Terrorizmit i Prokurorisë Speciale.

Siç ka bërë të ditur në një postim në llogarinë e tij në Instagram, atyre u vihen në barrë katër vepra penale: bashkimi me qëllim të sulmit ndaj rendit kushtetues të Kosovës, sulm ndaj personit zyrtar, rrezikim i personit nën mbrojtje ndërkombëtare, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm.

“Si gjithmonë, do t’i përgjigjem thirrjes, sepse nuk kam asgjë për të fshehur, i vetëdijshëm, ashtu si edhe ata që e kanë shkruar këtë, se nuk kam kryer asnjë vepër penale dhe se, si përfaqësues politik, e kam obligim të jem me popullin tim dhe të flas publikisht për vuajtjet e tij”, shkroi Simiq.

REL-i iu drejtua edhe Prokurorisë Speciale të Kosovës me pyetjet se për çfarë saktësisht dyshohen zyrtarët e Listës Serbe, për cilat ngjarje dhe sa persona dyshohen për veprat e përmendura penale. Ky instituion ende nuk ka kthyer përgjigje.

Simiq, i cili është edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, vlerësoi se bëhet fjalë për “presion”, pasi tha se zyrtarëve të Listës Serbe u vijnë thirrje nga prokuroria e Kosovës “sa herë që e ngremë zërin për shkeljen e të drejtave individuale dhe kolektive të serbëve”.

Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë dhe gëzon mbështetjen e Beogradit.

Zyrtarët e kësaj partie edhe më herët kanë marrë thirrje nga Prokuroria Speciale për intervistim lidhur me “sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës”.

erbët në veri të Kosovës, gjatë viteve të mëparshme, kanë ngritur barrikada dhe kanë organizuar protesta për t’iu kundërvënë zbatimit të vendimeve të Qeverisë së Kosovës, ndërsa Lista Serbe i ka mbështetur rregullisht ato.

Prokuroria e Kosovës në qershor të këtij viti ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave për vendosjen e barrikadave në dhjetor të vitit 2022.

Këto barrikada u ngritën gjatë organizimit të zgjedhjeve lokale në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, pasi kryetarët e komunave dhanë dorëheqje në kuadër të largimit kolektiv të serbëve nga institucionet e Kosovës, me iniciativë të Listës Serbe.

Më pas pasuan tensione të shtuara, të cilat çuan në shpërthimin e dhunës në fund të majit të vitit 2023 në Zveçan, në veri të Kosovës, gjatë protestave të serbëve që kundërshtonin hyrjen e kryetarit shqiptar në ndërtesën e komunës, i cili kishte fituar zgjedhjet pas bojkotit nga serbët lokalë.

Edhe gjatë kësaj dhune, në të cilën u plagosën më shumë se 90 pjesëtarë të KFOR-it, në terren ishin të pranishëm zyrtarë të Listës Serbe. Organet e drejtësisë së Kosovës kanë proceduar rreth dhjetë persona lidhur me këto trazira, shumica prej të cilëve u liruan për t’u mbrojtur në liri me kusht, ndërsa disa shtetas të Serbisë u dëbuan nga Kosova.

Situata kulmoi me sulmin e armatosur të një grupi serbësh në Banjskë, afër Zveçanit, të cilin e udhëhoqi atëherë nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq. Në këtë sulm u vra polici i Kosovës Afrim Bunjaku, ndërsa më pas u vranë edhe tre sulmues serbë.

Kosova për këtë sulm e akuzoi edhe Serbinë, gjë që Beogradi zyrtar e mohoi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Drenori: PDK-së i duhet një lider me fuqi ekzekutive, jo kujdestar

Drenori: PDK-së i duhet një lider me fuqi ekzekutive, jo kujdestar

Juristi Vllasi: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka shumë të meta juridike, shanset për sukses në apel janë të mira

Juristi Vllasi: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka shumë të meta juridike, shanset për sukses në apel janë të mira

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

Vdekja e pacientes nga kanceri i gjirit, Kurtishi: Nuk ka pacientë që kanë mbetur për katër muaj pa terapinë me Palbociclib

Cakolli: Mbetet e paqartë kush do ta caktojë datën e zgjedhjeve të reja

Cakolli: Presidentja mund ta kthejë vetëm një herë në Kuvend Ligjin për Specialen

Bayerni barazon me Arsenalin

Mbyllet pa dhunë dita e 9-të e protestës në Tiranë

Mbyllet pa dhunë dita e 9-të e protestës në Tiranë

Deputeti i LVV-së: Asociacioni nuk bëhet edhe nëse është kërkesë për anëtarësim në KiE

Deputeti i LVV-së: Asociacioni nuk bëhet edhe nëse është kërkesë për anëtarësim në KiE

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën