TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zyrtare: Dani Olmo, lojtar i ri i Barcelonës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Zyrtare: Dani Olmo, lojtar i ri i Barcelonës

Klubi katalunas, Barcelona ka njoftuar zyrtarisht transferimin e yllit spanjoll, Dani Olmo, nga RB Leipzig.

Dani Olmo rikthehet te Barcelona pas një dekade mungese. Sulmuesi mbërriti në La Masia në vitin 2007 nga fqinjët Espanyol dhe pas shtatë vitesh në sistemin e të rinjve, vendosi të vazhdojë karrierën e tij në Kroaci, duke nënshkruar për Dinamo Zagreb.

Në Kroaci, Olmo vazhdoi të zhvillohej si lojtar dhe fitoi një numër mbresëlënës trofesh; pesë tituj të ligës, tre Kupa të Kroacisë dhe një Superkupë të Kroacisë, si dhe duke u shpallur lojtari i vitit në vend në dy raste të veçanta. Teksa luante për Dinamon, Olmo debutoi edhe në Ligën e Kampionëve.

Në vitin 2020, talenti i tij ngjalli interes nga klubet në të gjithë Evropën dhe ai përfundimisht u transferua në klubin gjerman RB Leipzig.

Katër sezonet e tij në Bundesligë e panë atë të fitojë Kupën e Gjermanisë dy herë dhe një Superkupë të Gjermanisë në të cilën ai shënoi het-trik në një fitore 3-0 ndaj Bayern Munich.

Pas shkëlqimit te klubi gjerman dhe me Spanjën në Euro 2024, Barcelona vendosi ta transferojë lojtarin në Camp Nou, duke nënshkruar kontratë gjashtë vjeçare me lojtarin.

“FC Barcelona dhe RB Leipzig kanë arritur marrëveshje për transferimin e Dani Olmos. Lojtari do të nënshkruajë një kontratë me klubin për gjashtë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2030”.

𝗙𝗖 𝗕𝗮𝗿𝗰𝗲𝗹𝗼𝗻𝗮 𝘀𝗶𝗴𝗻 𝗗𝗮𝗻𝗶 𝗢𝗹𝗺𝗼

— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 9, 2024

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arsenali vazhdon me fitore, fiton ndaj Aston Villas

Arsenali vazhdon me fitore, fiton ndaj Aston Villas

Salah shënon, asiston ylli i Kombëtares shqiptare

Salah shënon, asiston ylli i Kombëtares shqiptare

Real Madrid e transferon talentin e ri të Racing Santander

Real Madrid e transferon talentin e ri të Racing Santander

Lionel Messi i jep fund karrierës si futbollist me Argjentinën

Lionel Messi i jep fund karrierës si futbollist me Argjentinën

Prebreza dorëzon 60 dosje në Policinë e Kosovës

Prebeza i reagon Ibrahimit: Mjetet për komunat nuk janë zhdukur dhe as nuk janë “marrë” nga Qeveria

Çmimi i naftës sot është 1,79 euro/litër

Çmimi i naftës sot 1.69 euro/litër

Rrahje mes të miturve në Suharekë, policia gjen fishekë e një boks të metalit në vendngjarje

Rrahje në një lokal në Fushë-Kosovë të përfshirë dy shtetas të Serbisë

Humb jetën një person dhe lëndohen dy të tjerë në një aksident trafiku në Istog

Humb jetën një person dhe lëndohen dy të tjerë në një aksident trafiku në Istog

PDK dhe Aleanca mblidhen sërish para Qeverisë, u bashkohen asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava

PDK dhe Aleanca mblidhen sërish para Qeverisë, u bashkohen asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava

Nis viti i ri shkollor

Nis viti i ri shkollor

Parashikimi i motit

Mot i ngrohtë dhe me diell, priten reshje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën