Në një konferencë për media, Balluku theksoi se aspirata e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e Evropës, tashmë është e pamohueshme, përcjell teve1.info
“Ne për asnjë moment nuk kemi pasur iluzione të gabuara mbi rrugën e gjatë dhe të vështirë që duhet të kalojmë për të arritur qëllimin tonë final, por kemi qenë dhe mbetemi të vendosur për të punuar intensivisht. Raporti i vitit 2023 pasqyron pikërisht këtë, njohjen e angazhimit të vazhdueshëm, arritjeve dhe reformave dhe mbi të gjitha qëndrueshmërisë të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Shqipëria ka vazhduar të ruaj fokusin e përgjithshëm në agjendën e reformave të Bashkimit Evropian”, shtoi ai.
Siç bëri të ditur zv.kryeministrja Balluku, në raport është bërë e ditur se Shqipëria ka bërë progres të mirë në drejtësi dhe në luftën kundër korrupsionit. /Teve1.info/