TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

ZRrE-ja shtrenjton rrymën pavarësisht protestave të qytetarëve

Zyra e Rregullatorit për Energji ka vendosur të shtrenjtojë për rreth 16% rrymën. Ky njoftim erdhi pasi Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) i miratoi kërkesat e tre operatorëve energjetikë për të hyrat e lejuara maksimale.

by Rinesa Osmanaj
1 vit ago
1 0
A A

Ora 10:00 i gjeti dhjetëra media në sallën e mbledhjeve të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Kjo pasi që pikërisht në këtë takim do të merrej një vendim i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës.

Por, mbledhja nuk nisi në orën e paraparë.

Pas një vonese disa minutëshe nisën punimet.

Fillimisht u miratuan të hyrat maksimale të lejuara për operatorët energjetikë.

Kryesuesi i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, tha se pas vlerësimit nga stafi i tyre dhe raporteve konsultative kanë arritur që të zbresin të hyrat e lejuara maksimale për këta operatorë.

“Është mirë me potencuar se pjesa e OSSH-së, pjesa e KEDS-it ka qenë 214 milionë euro, mirëpo pas vlerësimit nga ana e ZRRE-së kjo kërkesë është zbritur nga 214 milionë euro në 180 milionë euro pas shqyrtimit nga ana e stafit në raportin konsultativ dhe përgjigjeve të komenteve si version final… Kërkesa (KESCO)ka qenë rreth 447 milionë euro, por pas vlerësimit të stafit në këtë proces kemi ardhur në vlerën e 435 milionë euro, pas diskutimeve që kemi pasur me të gjitha palët e interesit”, tha Ymer Fejzullahu, kryesues i Bordit të ZRrE-së.

Megjithatë, ai nuk pranoi të jep një përqindje të saktë për rritjen e energjisë elektrike në vitin 2025, përkundër insistimit të madh të mediave.

Ndërkaq, drejtori menaxhues i ZRrE-së, Petrit Pepaj, tregoi shkaktarët që sipas tij po rritet kostoja e shërbimit të energjisë elektrike.

“I kemi katër shkaktarë që kanë ndikuar në rritjen e kostos së shërbimit. Janë ndryshimet në koston e blerjes të energjisë elektrike nga furnizuesi me shërbim universal. Ndryshimet me kostos së blerjes së energjisë nga operatori i sistemit të shpërndarjes. Parashikimi i çmimeve të energjisë nga importi për vitin 2025 dhe parashikimi për koston e shërbimeve ndihmëse për operatorin e sistemit të transmetimit. Në vlerësimet për vitin 2025 është parashikuar edhe import duke pasur parasysh se njësit gjeneruese janë në planifikim të mirëmbajtjes”, tha drejtori menaxhues i ZRrE-së, Petrit Pepaj.

Pavarësisht insistimit të gazetarëve në lidhje me përqindjen e rritjes së çmimit të energjisë, Pepaj nuk pranoi pyetjet të gazetarëve.

“S’ka pyetje. Ju përgjigjemi me shkrim”.

Madje në një moment, kryesuesi i bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, kërkoi nga mediat të largohen nga mbledhja e bordit, meqë tha që do të diskutojnë për komentet që kanë dërguar qytetarët.

Rreth dy orë pas kësaj mbledhje ZRRE doli më një komunikatë për media.

Aty, konfirmoi rritjen e çmimit të rrymës për 16 për qind për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

Përmes një komunikatë pas mbledhjes së Bordit, ZRRE ka publikuar edhe me shkrim kërkesat e miratuara të tre operatorëve energjetikë.

Më herët, ZRRE-ja njoftoi se tarifat e reja do të hynin në fuqi më 1 maj.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bebe Rexha fiton çmimin “Female Icon Award 2026” nga EDM Awards

“Kemi luftuar ta ruajmë gjuhën”, Bebe Rexha mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Shkup

Kosova ka aleatë për NATO, por a e ka veten?

Kosova ka aleatë për NATO, por a e ka veten?

Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, Policia nis hetimet

Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, Policia nis hetimet

Alarmi në Korçë për eksploziv në një veturë, rezulton se është GPS

Alarmi në Korçë për eksploziv në një veturë, rezulton se është GPS

Bebe Rexha fiton çmimin “Female Icon Award 2026” nga EDM Awards

“Kemi luftuar ta ruajmë gjuhën”, Bebe Rexha mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Shkup

Kosova ka aleatë për NATO, por a e ka veten?

Kosova ka aleatë për NATO, por a e ka veten?

Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, Policia nis hetimet

Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, Policia nis hetimet

Sulmet e reja izraelite në Gaza vrasin një person dhe plagosin katër të tjerë

Sulmet e reja izraelite në Gaza vrasin një person dhe plagosin katër të tjerë

Alarmi në Korçë për eksploziv në një veturë, rezulton se është GPS

Alarmi në Korçë për eksploziv në një veturë, rezulton se është GPS

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër-arreste të fshehta ndaj pesë zyrtarëve izraelitë

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër-arreste të fshehta ndaj pesë zyrtarëve izraelitë

Andoni: Pres koalicion mes VV-së dhe PDK-së pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Rreth 100 mijë kërkesa të aprovuara nga KQZ-ja për votim nga jashtë Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën