TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

by Teve1
1 muaj ago
1
A A
Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

21 vatra zjarri janë raportuar gjatë ditës së sotme në të gjithë vendin, ndërsa 11 prej tyre vijojnë të jenë aktive. Sipas përditësimit të Ministrisë së Mbrojtjes, 5 vatra janë nën mbikëqyrje, ndërsa 5 të tjera janë shuar.

Në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar 587 forca operacionale vendore dhe 52 automjete zjarrfikëse. Në terren kanë dalë gjithashtu 550 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 7 automjete zjarrfikëse, shkruan abcnews.al.

Ndërhyrja është mbështetur nga ajri me 4 helikopterë dhe një avion Air Tractor.

Në qarkun e Fierit, vatrat në Drizë/Radostinë, Vadhizë, Peshtan dhe Levan vijojnë të jenë aktive. Për përballimin e flakëve janë angazhuar 13 automjete zjarrfikëse, 4 autobote, 55 efektivë, 90 forca operacionale dhe 104 forca ushtarake. Operacioni në Fier po mbështetet gjithashtu nga një helikopter dhe një avion Air Tractor.

Në Bardhaj të Shkodrës zjarri vijon të jetë aktiv. Në operacion janë angazhuar 5 automjete zjarrfikëse, struktura vendore, si dhe një automjet zjarrfikës dhe një helikopter të Forcave të Armatosura. Ndërkohë, në Mat, në zonat Lundre dhe Madhesh, operacioni për shuarjen e flakëve mbështetet edhe nga 30 efektivë të Forcave të Armatosura.

Në lagjen “1 Maji” në Himarë zjarri është fikur pas një operacioni të gjerë, ku janë angazhuar 26 automjete zjarrfikëse, forca vendore, policore dhe vullnetare, 183 efektivë, 2 zjarrfikëse, 2 ambulanca dhe 2 helikopterë të Forcave të Armatosura.

Nga zjarri janë djegur 6 banesa, prej të cilave 3 të banuara, ndërsa 36 persona janë evakuuar.

Një tjetër vatër aktive vijon në Dajt, ku janë angazhuar 30 forca vendore dhe 50 efektivë të Forcave të Armatosura. Ndërkohë, vatra në Qinami mbahet nën mbikëqyrje dhe nuk paraqet rrezik për zonat e banuara. Vatra aktive raportohen gjithashtu në Vajkal, Mallunxë–Lis, Gallatë, Kalivaç–Zimaj–Kashnjet, Krastë të Elbasanit, Iballë dhe Krepse, ndërsa vijon monitorimi në disa zona të tjera.

Në Mavrovë të Selenicës dhe në malin “Partizan” në Berat zjarret janë shuar. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon të monitorojë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten në terren dhe në gatishmëri për ndërhyrje, me prioritet mbrojtjen e jetës së qytetarëve, banesave dhe pasurisë së tyre.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nimani: Anëtarësimi në NATO dhe beteja politike me BE-në për Specialen duhet të jenë prioritete të Kurtit

Nimani: Anëtarësimi në NATO dhe beteja politike me BE-në për Specialen duhet të jenë prioritete të Kurtit

A do të gjejë zbatueshmëri Ligji për Specialen? Flet profesori i së drejtës kushtetuese

A do të gjejë zbatueshmëri Ligji për Specialen? Flet profesori i së drejtës kushtetuese

Merz e refuzon marrëveshjen e Trumpit për naftën ruse

Merz e refuzon marrëveshjen e Trumpit për naftën ruse

Maqedonci: Ushtrimi “VALOR SHIELD 2026” dëshmon avancimin e kapaciteteve operacionale të FSK-së

Emisioni “Info Nata” 12.10.2026

Deputeti kroat Peternel: Kosova shtet i pavarur, në Serbi garë çetnikësh

Deputeti kroat Peternel: Kosova shtet i pavarur, në Serbi garë çetnikësh

Kurti u kërkon senatorëve amerikanë Shaheen e Durbin mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kurti u kërkon senatorëve amerikanë Shaheen e Durbin mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën