TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zilet me kamera ndihmojnë për parandalimin e krimeve

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Zilet me kamera ndihmojnë për parandalimin e krimeve

Por siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Julie Taboh, ndërsa shumë konsumatorë mendojnë se këto pajisje ofrojnë qetësi, disa shqetësohen se ato mund të shkaktojnë paragjykime ndaj atyre të kapur në kamera.

Në fillim të këtij viti, 6-vjeçarja Ken’adi Nash po hidhte plehrat përpara shtëpisë së saj kur një i panjohur e kapi dhe u përpoq ta tërhiqte zvarrë.

“Ajo hyri me vrap në shtëpi duke bërtitur e tmerruar, kështu që e kuptova që diçka nuk shkonte. Më tha se dikush kishte dashur ta rrëmbente”, i tha Zërit të Amerikës, mamaja e saj, Mandie Miller Nash.

Incidenti u regjistrua në videokamerën e ziles së derës së familjes, të cilën ata ia dhanë policisë si provë dhe kjo ndihmoi që personi të dënohej.

“Jam shumë mirënjohëse që kemi zilen Ring që shërbeu si dëshmitar. Po të mos kishim video të këtij incidenti, a mendoni se dikush do të na kishte besuar?” thotë ajo.

Zilet me sistem videosh janë përhapur shumë në Shtetet e Bashkuara. Ato jo vetëm që regjistrojnë krimet, por luajnë gjithashtu një rol kyç në parandalimin e tyre.

Disa kamera që diktojnë lëvizjet mund të ndezin prozhektorët dhe t’i dërgojnë një njoftim pronarit të shtëpisë, i cili mund të aktivizojë një sirenë.

Ato gjithashtu mund të aktivizojnë paralajmërimet që njoftojnë shkelësit se po regjistrohen.

Dhe disa pajisje u japin mundësi konsumatorëve të flasin me personat që përpiqen të hyjnë në kohë reale nga celularët, edhe nëse janë larg.

“Qëllimi ynë është t’i bëjmë lagjet më të sigurta. Je apo nuk je në shtëpi, të krijon një qetësi psikologjike të kesh një sistem që ndihmon në mbrojtjen e familjes tënde”, thotë Josh Roth, Drejtor i Teknologjisë i kompanisë Ring, që është në pronësi të kompanisë Amazon.

Por ndërsa një numër në rritje njerëzish po përdorin këto pajisje vëzhgimi, disa po shprehin rezerva se kjo teknologji …dhe postimi i videove të personave në mediat sociale — mund të përforcojë stereotipet racore.

“Përforcon ato paragjykime historike që sugjerojnë se disa nuk duan që persona të caktuar të jenë para shtëpisë së tyre në orën 2:00 të mëngjesit, por në fakt nuk duan që ata të jenë para shtëpisë së tyre as në orën 10:00 të mëngjesit, Dhe kështu ata mund të ngrenë alarmin nëse mendojnë se dikush nuk duke si fqinjët e tyre”, thotë studiuesja e Institutit Brookings Nicol Turner Lee.

Gjë që mund t’i bëjë lagjet më pak miqësore për banorët e rinj.

“Mund të kesh këtë pajisje komerciale, por kjo nuk të bën polic në lagjen tënde”, thotë ajo.

Zonja Turner Lee propozon idenë e transparencës si vendosja e një shenje para shtëpisë që u bën të ditur njerëzve se zona përreth shtëpisë mbikqyret me kamera, si edhe të mbahen parasysh paragjykimet që mund të ketë një përdorues i saj.

Shitjet e zileve elektronike me video parashikohet të përhapen gjerësisht në mbarë botën në vitet e ardhshme.

ShareTweet

Postime të ngjashme

iPhone-ët e ardhshëm mund të bëhen më të shkurtër, Apple mund të ndryshojë edhe mënyrën e funksionimit të iOS-it

iPhone-ët e ardhshëm mund të bëhen më të shkurtër, Apple mund të ndryshojë edhe mënyrën e funksionimit të iOS-it

Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente

BE: TikTok rrezikon shëndetin mendor të përdoruesve

Mos e jepni kudo adresën tuaj të emailit, një pakujdesi mund t’ju kushtojë më shumë nga sa mendoni

Mos e jepni kudo adresën tuaj të emailit, një pakujdesi mund t’ju kushtojë më shumë nga sa mendoni

Suedia ndalon ChatGPT dhe Claude në kompjuterët e punës të administratës shtetërore

Suedia ndalon ChatGPT dhe Claude në kompjuterët e punës të administratës shtetërore

Gjykata në Gjakovë dënon me 7 vjet burgim personin që grabiti dhe lëndoi një qytetar

Gjykata në Gjakovë dënon me 7 vjet burgim personin që grabiti dhe lëndoi një qytetar

MINTI: Bie çmimi i naftës në Kosovë, nga 1.83 në 1.79 euro për litër

MINTI: Bie çmimi i naftës në Kosovë, nga 1.83 në 1.79 euro për litër

KOK-u pret ambasadorin britanik, diskutohet bashkëpunimi për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

KOK-u pret ambasadorin britanik, diskutohet bashkëpunimi për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

Presidenca reagon për tenderin e avio-biletave: Kontrata trevjeçare, vetëm bileta të klasës ekonomike

Presidenca reagon për tenderin e avio-biletave: Kontrata trevjeçare, vetëm bileta të klasës ekonomike

Ndalohet për 48 orë një shtetas i huaj në Prishtinë, dyshohet për keqpërdorim të kartelave bankare

Ndalohet për 48 orë një shtetas i huaj në Prishtinë, dyshohet për keqpërdorim të kartelave bankare

Shoku i kryeterroristit, Milan Radoiçiq, Zvonko Veselinoviq raportohet se ka ikur drejt Turqisë

Shoku i kryeterroristit, Milan Radoiçiq, Zvonko Veselinoviq raportohet se ka ikur drejt Turqisë

Konferenca e OKB-së për klimën në Turqi: Thirrje për veprime më të forta dhe më të shpejta

Konferenca e OKB-së për klimën në Turqi: Thirrje për veprime më të forta dhe më të shpejta

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën