TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zgjedhjet lokale në veri – Kush po e sfidon Listën Serbe?

Përfaqësues të shoqërisë civile dhe zyrtarë komunal thonë se në veriun e vendit qytetarët do të kenë më shumë opsione se për kë mund të votojnë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Megjithatë si shqetësim shihet ndikimi i Serbisë tek komunitetit serb që jeton në Kosovë.

by Shpat Blakcori
1 vit ago
3 0
A A

Zgjedhjet e fundit lokale u bojkotuan nga qytetarët serbë në katër komunat veriore.

Bojkoti i tyre i hapi rrugë partive shqiptare që të udhëheqin me Mitrovicën e Veriut, Zveçanin, Zubin Potokun e Leposaviqin.

Mirëpo, në zgjedhjet e 12 tetorit qytetarët serbë pritet t’iu drejtohen kutive të votimit.

Drejtori i organizatës AKTIV në veri të Mitrovicës, Miodrag Miliçeviq, tregon se serbët do të marrin pjesë në këto zgjedhje dhe do të kenë më shumë opsione se për kë mund të votojnë.

“Shoh interes më të madh tek serbët për të marrë pjesë në këto zgjedhje të 12 tetorit. Përveç Listës Serbe pjesë e garës janë edhe disa parti të tjera politike që nënkupton se qytetarët do të kenë më shumë opsione për të votuar. Serbët e kanë kuptuar se ishte gabim i madh largimi nga institucionet. Shpresoj që procesi i zgjedhjeve të shkoj mirë”, deklaroi Miliçeviq.

Kurse nënkryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Skender Sadiku, thotë tani ka më shumë pluralizëm politik në veri, dhe Lista Serbe mund të sfidohet nga partitë e tjera.

“Shoqëria serbe në veri po demokratizohet sepse tani ka disa parti që po garojnë në zgjedhjet lokale. Gara po bëhet edhe më atraktive me pjesëmarrjen e partive shqiptare dhe boshnjake”, deklaroi Sadiku.

Tutje, Sadiku e sheh si të papranueshme që Serbia të ndërhyjë në këto zgjedhje tek komuniteti serb.

“Ndërhyrjet e jashtme nuk janë të mira për komunitetin serb dhe për Republikën e Kosovës. Serbët e Kosovës duhet të zgjedhin pa ndikim se nga kush dëshirojnë të përfaqësohen”.

Në të kaluarën, Misioni Monitorues i Bashkimit Evropian në Kosovë ka konstatuar në disa raste në raportet e tij se Lista Serbe ka monopolizuar jetën politike midis serbëve të Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aleanca themelon Shkollën Politike, Besnik Tahiri në krye të saj

Aleanca themelon Shkollën Politike, Besnik Tahiri në krye të saj

​AIP kërkon mbrojtjen e fëmijës së viktimës: Mjegulloni fytyrën dhe rishikoni pamjet e publikuara

​AIP kërkon mbrojtjen e fëmijës së viktimës: Mjegulloni fytyrën dhe rishikoni pamjet e publikuara

Jahjaga i ofron mbështetje Shiroka-Pulës

Jahjaga i ofron mbështetje Shiroka-Pulës

Policia parandalon një 17-vjeçare të hidhet nga nënkalimi në Ferizaj

Çipa: Protestat në Tiranë janë qetësuar, por mund të përshkallëzohen në ditët në vijim

Çipa: Protestat në Tiranë janë qetësuar, por mund të përshkallëzohen në ditët në vijim

Abrashi: Pafajësia e ish-krerëve të UÇK-së duhet të dëshmohet në Apel, jo me ndryshime të ngutshme për Specialen

Abrashi: Pafajësia e ish-krerëve të UÇK-së duhet të dëshmohet në Apel, jo me ndryshime të ngutshme për Specialen

Bastiset shtëpia e një personi te dyshuar, konfiskohen substanca narkotike, armë dhe municion

Bastiset shtëpia e një personi te dyshuar, konfiskohen substanca narkotike, armë dhe municion

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën