TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zafir Berisha për aktgjykimin dënues në Hagë: Betejë e humbur e Kosovës dhe UÇK-së ndaj Serbisë dhe bashkëpunëtorëve të saj në Kosovë

Me aktgjykimin dënues të Gjykatës Speciale ndaj katërshes së UÇK-së, janë të pakënaqur edhe bashkëluftëtarët e tyre. madje, Zafir Berisha po e konsideron dënimin si një betejë të cilën Kosova e humbi kundër Serbisë.

by Lindrit Zejnullahu
36 minuta ago
0 0
A A

Zafir Berisha ka mbetur i zhgënjyer nga dënimi i bashkëluftëtarëve me 81 vite burgim, nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ish-komandanti i zonës së Vërrinit, në Brigadën 125, thotë se një dënim i tillë ishte i pritshëm, marrë parasysh kontekstin e formimit të gjykatës.

“Natyrisht e shoh një betejë të humbur të Kosovës dhe UÇK-së, karshi Serbisë, Rusisë dhe argatëve të tyre në Kosovë. Por sigurisht se lufta vazhdon, ne beteja kemi humbur 98-99’ën por luftën nuk e kemi dorëzu dhe rezultati i asaj lufte dhe rezistenca ka qenë 12 qershori i 1999-ës”, ka deklaruar ish-komandanti i zonës së Vërrinit, Zafir Berisha.

Madje, Berisha thotë se me të vendim mund të vihet në pikpyetje edhe shteti i Kosovës.

“Ky është hapi i parë i Serbisë drejt zhbërjes së Kosovës, sepse miliona euro që ka harxhuar ajo nuk ka pasë synimin për me i dënu vetëm katër persona, por për synim ka gjithë atë që kemi arritë bashkë me partnerët perëndimorë me vu në pikpyetje” , u shpreh tutje ish-komandanti i zonës së Vërrinit, Zafir Berisha.

Derisa vlerëson se Apeli nuk do të ketë shumë ndikim në uljen e këtij dënimi.

“Po e shoh që po e krahasojnë me Gotovinën që në Gjykatën e Apelit ka dalë i pafajshëm, mirëpo pas Gotovinës ka qëndru Kroacia, shteti me gjithë kapacitetet e saj, ndërsa pas tyre nuk qëndron askush…”, ka  thënë ish-komandanti i zonës së Vërrinit, Zafir Berisha.

Madje, sipas Berishës, edhe vet Bashkimi Evropian në reagimin e djeshëm, e përdori dënimin si një përpjekje për pajtim në rajon dhe ballkan.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia ndalon një veturë me targa serbe në Kamenicë, sekuestrohen rreth 30 kilogramë duhan

Policia ndalon një veturë me targa serbe në Kamenicë, sekuestrohen rreth 30 kilogramë duhan

Protestuesit nisin të mblidhen para Qeverisë

Protestuesit nisin të mblidhen para Qeverisë

“Si me qenë vrasje e dytë e vëllaut tim” – Familjet e dëshmorëve e presin rëndë dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

“Si me qenë vrasje e dytë e vëllaut tim” – Familjet e dëshmorëve e presin rëndë dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Dy kompani nga Kosova prezantojnë produktet në ENERGETAB në Poloni

Dy kompani nga Kosova prezantojnë produktet në ENERGETAB në Poloni

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën