TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Yakin përfshinë në listë Shaqirin e Xhakën, Jashari e Bislimi mbeten jashtë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Shaqiri, Xhaka dhe Zeqiri në listën e Zvicrës për dy ndeshjet kualifikuese për “Euro 2024”

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka janë përfshirë në listën e përzgjedhësit Murat Yakin, për duelet që Zvicra do t’i ketë në muajin tetor në kualifikime për “Euro 2024”.

Megjithatë, në listën e përzgjedhësit të përfaqësueses helvetike mungojnë Ardon Jashari dhe Uran Bislimi, që ishin të përfshirë për ndeshjet e shtatorit.

“Jemi në pozitë me shumë lojtarë të gatshëm për të luajtur dhe dëshirojmë që të gjithë të kenë minutat e mundshme. Është shumë më e rëndësishme për lojtarët si Jashari apo Fabian Rieder, që ende kanë të drejtë të luajnë për U21, dhe atje mund të luajnë më shumë”, ka thënë Yakin në konferencën për shtyp të mbajtur të premten.

Zvicra, më 12 tetor luan në udhëtim tek Izraeli, ndërsa më 15 tetor e pret në shtëpi Bjellorusinë. Pas ndeshjeve kualifikuese të shtatorit, përzgjedhësi Yakin dhe Granit Xhaka patën biseda rreth deklaratave që i dha kapiteni i Zvicrës dhe mesfushori i Leverkusenit.

Xhaka pas ndeshjes me Kosovën që përfundoi 2:2 në Prishtinë, kishte thënë se nuk janë bërë stërvitjet e duhura dhe lojtarët nuk kanë arritur ta shfaqin maksimumin. Kjo shkaktoi shumë paqartësi rreth të ardhmes së Yakinit.

“Ka pasur shumë biseda rreth kësaj çështjeje. Fokusi është vetëm në skuadrën që kemi dhe ndeshjet që na presin. Të tjerët nuk duhet të na shpërqendrojnë. Nuk ka pasur më shumë diskutime mes grupit dhe Xhakës. Ajo çështje është mbyllur tashmë”, ka thënë Yakin.

Këto ndeshje i takojnë Grupit I kualifikues të Evropianit që vitin tjetër organizohet në Gjermani. Zvicra i prinë grupit me 14 pikë, dy më shumë se Rumania e vendit të dytë dhe tri më shumë se Izraeli i vendit të tretë. Bjellorusia dhe Kosova janë në pozitën e katërt dhe të pestë me nga katër pikë. Andorra është e fundit me dy pikë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjyqtari Nuza kërkon ndëshkimin e Ferizajt dhe kryetarit të saj

Gjyqtari Nuza kërkon ndëshkimin e Ferizajt dhe kryetarit të saj

Uzuni mund të rikthehet në futbollin evropian

Uzuni mund të rikthehet në futbollin evropian

Shqipëria grumbullohet javën e ardhshme

Shqipëria grumbullohet javën e ardhshme

Ylber Ramadani, vrapuesi i sezonit në Serie A

Ylber Ramadani, vrapuesi i sezonit në Serie A

Qalaj: Nëse fiton PDK, zgjedhjet e radhës vetëm pas katër vitesh

Qalaj: Nëse fiton PDK, zgjedhjet e radhës vetëm pas katër vitesh

Qalaj: Vendimet e Qeverisë në prag zgjedhjesh janë manipulim me buxhetin

Qalaj: Vendimet e Qeverisë në prag zgjedhjesh janë manipulim me buxhetin

“Info Nata”- 26.05.2026

“Info Nata”- 26.05.2026

Shpëtohet një bjeshkatar gjerman në Luboten

Shpëtohet një bjeshkatar gjerman në Luboten

​Kongresisti amerikan Self takohet me Abdixhikun dhe Osmanin, u diskutua për bashkëpunimin me administratën Trump

​Kongresisti amerikan Self takohet me Abdixhikun dhe Osmanin, u diskutua për bashkëpunimin me administratën Trump

Qeveria njofton mbledhje në ora 12:00, ndërsa Kuvendi tenton konstituimin për herë të 38-të

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për “linjat e fluturimit për destinacionet që shërbejnë mërgatën”

Hargreaves: Politikanët duhet gjetur një mënyrë ku fitojnë të gjitha palët

Hargreaves: Politikanët duhet gjetur një mënyrë ku fitojnë të gjitha palët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën