Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, të mërkurën ka pritur në takim lamtumirës ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Konjufca e ka falënderuar ambasadoren Ziv për angazhimin dhe kontributin e saj gjatë mandatit diplomatik, duke vlerësuar rolin e saj si ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
Gjatë takimit është diskutuar për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale që nga vendosja e tyre në vitin 2021, si dhe për rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.
Në fund të takimit, Konjufca i ka shprehur mirënjohjen ambasadores Ziv për bashkëpunimin gjatë mandatit të saj, duke i uruar suksese në angazhimet e ardhshme./teve1.info/








