Nënkampioni i Kosovës në basketboll, Bashkimi i Prizrenit po synon fitoren e dytë në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup.
Deri më tani, Bashkimi ka vetëm një fitore karshi katër humbjeve dhe sonte do ta kërkojë triumfin e dytë në kuadër të Grupit F.
Prej orës 19:00 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, Bashkimi përballet me Manchesterin në kuadër të xhiros së gjashtë, ndërsa të dy skuadrat kanë bilanc të njejtë dhe ndajnë dy pozitat e fundit në tabelë me nga 5 pikë të tubuara.
Në të vërtetë, Bashkimi është në seri prej katër humbjeve rresht në FIBA Europe Cup dhe po kërkon të kthehet te fitorja me përkrahjen e tifozëve që pritet të mbushin tribunat.
Krahas Bashkimit, në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup, po paraqitet edhe Trepça por që garon në kuadër të Grupit A.







