TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Xani: Nëse nuk kemi rezultate të shpejta në dialog, mund të kemi rikthim të situatës në veri

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Xani: Nëse nuk kemi rezultate të shpejta në dialog, mund të kemi rikthim të situatës në veri

Analisti, Visar Xani takimet e sotme dypalëshe të mbajtura në Bruksel mes Emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe dy kryenegociatorëve, Besnik Bislimi e Petar Petkoviç në Bruksel i ka vlerësuar si një rikthim të situatës në tavolinën e bisedimeve.

Xani në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, theksoi se ka sinjale pozitive për rezultate në bisedimet mes të dyja vendeve, por që sipas tij, pavarësisht kësaj situate mund të tensionohet varësisht prej kalkulimeve të Beogradit.

“Kemi rikthim të situatës, rikthim në tryezën e bisedimeve dhe me shpresën se do të ketë në binarë të dialogimit, për shkak se çdo ndërprerje dhe tensionim nuk ka asnjë kuptim që të vazhdohet diçka tutje dhe të presim rezultate. Patjetër që sinjalet duket që janë pak a shumë pozitive për qetësim të situatës, por assesi nuk kemi garanci për shkak se varësisht prej kalkulimeve të Beogradit situata del lehtësisht nga dora, sidomos nëse e kemi pa kohëve të fundit që ka qenë një gjuhë më e butë karshi Beogradit nga faktori ndërkombëtarë. Dhe kjo i ka jep liri Beogradit të kalkulojë politikisht dhe të provojë, pra të ngritë tensionet në veri”, tha ai.

Sipas analistit politik, edhe pse për momentin gjendja në veri të vendit është e qetë, ai tha se nëse në të ardhmen e afërt nuk do të ketë rezultate pozitive në dialog, situate mund të kthehet në pikën zero.

“Edhe pse kemi një qetësi në pjesën veriore nuk do të thotë që do të mund të kemi një zgjatje të pafundshme nëse nuk kemi rezultate shumë të shpejta në dialog. Atëherë mund të kemi rikthim të situatës shumë më lehtë sesa një marrëveshje”, shtoi ai.

Kurse, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimeve ka deklaruar se me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin dhe atë serb, Petar Petkoviq, kanë diskutuar një listë të gjatë të çështjeve të dialogut. Por që sipas tij, diskutimet do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme./teve1.info./

Bislimi: Plani i BE-së u kushton më shumë vëmendje kërkesave të Serbisë

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aeroplani rrëzohet mbi një shtëpi në Gjermani, dy persona humbin jetën

Aeroplani rrëzohet mbi një shtëpi në Gjermani, dy persona humbin jetën

Për gjashtë muaj, 46 viktima në 45 aksidente fatale

Për gjashtë muaj, 46 viktima në 45 aksidente fatale

Serbia rrit presionin mbi perceptimin e procesit në Hagë

Serbia rrit presionin mbi perceptimin e procesit në Hagë

Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së

Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së

Miliarderi Elon Musk: Në vitin 2036 paratë nuk do të kenë më rëndësi

Miliarderi Elon Musk: Në vitin 2036 paratë nuk do të kenë më rëndësi

Top 5 mediat botërore e vendosin Sunny Hill në ballinat e tyre

Top 5 mediat botërore e vendosin Sunny Hill në ballinat e tyre

KFF Mitrovica triumfon ndaj Ludogoretsit në Ligës së Kampionëve, vazhdon ëndrrën evropiane

KFF Mitrovica triumfon ndaj Ludogoretsit në Ligës së Kampionëve, vazhdon ëndrrën evropiane

Kosova mundet me një pikë nga Malta, luan për vendin e tretë

Kosova mundet me një pikë nga Malta, luan për vendin e tretë

Aeroplani rrëzohet mbi një shtëpi në Gjermani, dy persona humbin jetën

Aeroplani rrëzohet mbi një shtëpi në Gjermani, dy persona humbin jetën

Për gjashtë muaj, 46 viktima në 45 aksidente fatale

Për gjashtë muaj, 46 viktima në 45 aksidente fatale

Një e katërta e lumenjve në Francë janë tharë nga thatësira dhe i nxehti ekstrem

Një e katërta e lumenjve në Francë janë tharë nga thatësira dhe i nxehti ekstrem

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën