TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Wikoff: KFOR-i nuk ka mandat për të përcaktuar nëse ura duhet të hapet apo jo

by tëvë1
3 javë ago
3
A A
Wikoff: KFOR-i nuk ka mandat për të përcaktuar nëse ura duhet të hapet apo jo

Vendimet lidhur me praninë e trupave të KFOR-it në urën mbi lumin Ibër bazohen në vlerësimet e situatës së sigurisë të bërë nga NATO, ka thënë komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut në Napoli, admirali George Wikoff.

Ai ka thënë se, vendimi nëse ura duhet të hapet për qarkullim të automjeteve apo jo mbetet te BE-ja dhe te autoritetet përkatëse të Kosovës.

“KFOR-i nuk ka mandat për të përcaktuar nëse ura duhet të hapet apo jo. Kjo i takon BE-së dhe institucioneve përkatëse në Kosovë ta përcaktojnë pasi KFOR-i të përfundojë praninë e tij të përhershme në urë”, ka thënë Wikoff.

“Personeli i KFOR-it,” theksoi ai, “do të mbetet i pranishëm në zonat përreth.”

KFOR-i më 10 gusht 2026 bëri të ditur për tërheqjen graduale të pranisë së përhershme nga Ura e Ibrit, e po ashtu ka nisur ta integrojë gradualisht Policinë e Kosovës në sigurinë e Manastirit të Deçanit.

“Procesi i optimizimit po zhvillohet në mënyrë transparente, të qëndrueshme, të kalibruar dhe graduale. Ky proces po koordinohet ngushtë me institucionet në Kosovë, organizatat ndërkombëtare, si BE-ja, si dhe me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

KFOR-i angazhohet rregullisht me të gjitha palët e interesuara lidhur me këtë proces, duke përfshirë partnerët vendorë, si dhe Forcat e Armatosura të Serbisë. Procesi mund të rikthehet nëse zhvillimet përkatëse tregojnë se kjo është e nevojshme për shkak të faktorëve që mund të ndikojnë në sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin rajonal. Përkushtimi i KFOR-it ndaj sigurisë së të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë është i palëkundur, siç dëshmohet nga prania e vazhdueshme dhe e dukshme e personelit tonë në terren, përfshirë patrullimet e rregullta, pikat e vëzhgimit dhe angazhimin me komunitetet lokale”, tha gjeneralmajor Özcan Ulutas, Komandant i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, thuhet në komunikatë.

Të shtunën, kryeministri në detyrë Albin Kurti parlajmëroi për atë ditë një takim me komandantin e KFOR-it, por më vonë u bë e ditur nga misioni paqëruajtës, se është anuluar takimi që pretendohej nga Kurti të jetë me temën për hapjen e urës së Ibrit edhe për vetura./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes Flora Brovina

Vdes Flora Brovina

​Verdikti për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin, transmetohet me vetëm 10 minuta vonesë

​Verdikti për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin, transmetohet me vetëm 10 minuta vonesë

Gjykata Speciale del me njoftim për seancën e nesërme, kërkon që pjesëmarrësit të vijnë më herët

Gjykata Speciale del me njoftim për seancën e nesërme, kërkon që pjesëmarrësit të vijnë më herët

Konfiskohen afër gjysmë milion euro ari e argjend në Prizren

Dogana e Kosovës sqaron udhëtarët: Ja kufijtë e lirimit për pajisjet elektronik

Veliaj mbetet në burg pas vendimit të Gjykatës së Lartë

Veliaj mbetet në burg pas vendimit të Gjykatës së Lartë

Spalleti lavdëron dhe kritikon Zhegrovën pas golave

Atalanta synon Zhegrovën në janar

Diatta i Prishtinës shpallet “Ylli i Javës”

Diatta i Prishtinës shpallet “Ylli i Javës”

Vdes Flora Brovina

Vdes Flora Brovina

​Verdikti për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin, transmetohet me vetëm 10 minuta vonesë

​Verdikti për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin, transmetohet me vetëm 10 minuta vonesë

Gjykata Speciale del me njoftim për seancën e nesërme, kërkon që pjesëmarrësit të vijnë më herët

Gjykata Speciale del me njoftim për seancën e nesërme, kërkon që pjesëmarrësit të vijnë më herët

Konfiskohen afër gjysmë milion euro ari e argjend në Prizren

Dogana e Kosovës sqaron udhëtarët: Ja kufijtë e lirimit për pajisjet elektronik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën