Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka dorëzuar kërkesë për mbajtjen e një seance të Kuvendit të Kosovës të hënën, më 5 tetor, në orën 09:00.
Grupi Parlamentar i LVV-së e ka dorëzuar kërkesën në Kuvend.
Komisioni për Legjislacion pritet të mblidhet nesër në orën 08:00, ndërsa në rend dite do të jetë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Para seancës plenare, Komisioni për Legjislacion do të mblidhet në orën 08:00, ku në rend dite do të jetë shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e këtij ligji.










